Irani dërgon pesë avionë me perime në Katar

Irani dërgoi pesë avionë me perime në Katar pas embargos së vendosur kundër këtij emriati nga Arabia Saudite, Emiratet Arabe të Bashkuara dhe Bahreini, deklaroi Shahrokh Noushabadi, zëdhënës i kompanisë ajrore Iran Air.

“Deri tani pesë avionë të ngarkuar secili me rreth 90 tonë perime u dërguan në Katar. Një i gjasht pritet të niset sot”, deklaroi Noushabadi.

“Ne do të vazhdojmë dërgesat për aq kohë që do kërkojë Katari”, shtoi ai pa saktësuar nëse bëhej fjalë për ndihmë apo transaksion tregtar.

“Nga ana tjetër, 350 tonë fruta dhe perime janë ngarkuar në tre anije për t’u dërguar në Katar”, sipas Mohammad Mehdi Bonchari drejtor i Portit Dayyer (në jug të Iranit), përballë me Katarin.

Katari gjendet i izoluar që prej të hënës për shkak të vendimit të marrë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Dohan, e akuzuar se mbështet terrorizmin dhe se po afrohet me rivalin e tyre Iranin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne