Bota

Irani dhe Rusia bien dakord për blerjen e 12 avionëve rusë

Ministri i energjisë së Rusisë deklaroi se Irani dhe ka shprehur interesim për blerjen e 100 avionëve të transportit civil të tipit Sukhoi Superjet 100 dhe shtoi se deri tani Teherani ka porositur 12 avionë të tillë.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, ALeksandr Novak shtoi se ende vazhdojnë bisedimet mes Teheranit dhe Moskës për blerjen e 100 avionëve të këtij modeli të cilët do të shfrytëzohen për linjat e brendshme ajrore në Iran. Sukhoi Superjet 100 është prodhuar nga kompania ruse Sukhoi dhe është i aftë të transportojë 98 pasagjerë në një distancë 2700 milje dhe çmimi fillestar i këtij avioni është 36 milionë dollarë./ PT

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA