Irani dhe Rusia nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë sulmit amerikan

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit të Iranit, deklaroi: Veprimi i pamatur i SHBA në sulmin kundër Sirisë padyshim do të ketë pasoja serioze, sepse Rusia dhe Irani nuk do të rrinë duarkryq ndaj veprimeve që thellojnë krizën në rajon.

Alaudin Boruxherdi në një intervistë me mediat në Teheran tha: “E gjithë bota e di se Siria në bashkëpunim me OKB i ka dorëzuar të gjitha armët kimike, prandaj të tilla armë nuk ndodhen në duart e qeverisë së Damaskut. Përdorimi i armëve kimike kryhet në kohën kur ushtritë e ndjenjë se po e humbin luftën, në një kohë që ushtria siriane ishte në pozita të fuqishme dhe nuk kishte nevojë të përdorte të tilla armë”. Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit të Iranit tha se edhe në të kaluarën terroristët kanë përdorur armë kimike në Siri për t’u dhënë pretekst amerikanëve dhe evropianëve për të ndërhyrë në krizën në këtë vend./ PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne