Irani dhe Turqia kanë qëndrime të përbashkëta ndaj referendumit të Kurdistanit të Irakut

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit theksoi se Teherani dhe Ankaraja kanë qëndrime të përbashkëta dhe të njëjta në lidhje me referendumin për pavarësinë e rajonit të Kurdistanit të Irakut.

Gjeneral Muhamed Bagheri, shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, të hënën pas takimit të gjeneral Hulusi Akar, shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Turqisë, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Teheran, deklaroi: “Teherani dhe Ankaraja theksojnë në ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut dhe në mospranimin e referendumit të organizuar në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Në këtë takim është biseduar edhe në lidhje me sukseset frontale të forcave të armatosura të Irakut dhe të ushtrisë së Sirisë dhe aleateve të saj në luftën kundër terroristëve takfiristë dhe janë marrë vendime të përshtatshme në kuadër të luftës me terroristët në rajon dhe për garantimin e sigurisë së kufijve të përbashkët. Bashkëpunimi i forcave të armatosura të Iranit dhe Turqisë dhe të vendeve të tjera islame për të ndihmuar myslimanët e Mianmarit dhe përpjekjet për parandalimin e përsëritjes së ngjarjeve të tilla, gjithashtu kanë qenë tema të tjera rreth të cilave është diskutuar në këtë takim. Në bazë të negociatave të zhvilluara, forcat e armatosura të Iranit dhe ato të Turqisë tani e tutje do të zhvillojnë bashkëpunim më të madh në lidhje me çështjet e trajnimit dhe pranisë në manovra të përbashkëta dhe në garantimin e sigurisë në kufijtë e përbashkëta të tyre”,- theksoi ndër të tjera gjeneral Bagheri. Nga ana e tij gjeneral Hulusi Akar, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Turqisë, në këtë konferencë të përbashkët për media, theksoi nevojën e zgjerimit të bashkëpunimeve në fushën mbrojtëse dhe ushtarake mes Iranit dhe Turqisë, sidomos në luftën kundër terrorizmit dhe në garantimin e sigurisë në kufijtë e përbashkëta të të dy vendeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne