Irani do të rrisë sigurinë për rrugët e tregtisë detare

Admirali Hossein Khanzadi Khanzadi vuri në dukje se siguria në Ngushticën e Hormuzit do të rritet nga forcat detare të Iranit dhe nga Trupat e Gardës Islamike Revolucionare të vendit (IRGC).

Komandanti i Marinës së Iranit Admirali Hossein Khanzadi ka premtuar se vendi do të rrisë sigurinë për rrugët e tregtisë detare në ujërat territoriale të Iranit në zonat veriore dhe jugore.

“Marina iraniane do të garantojë siguri për të gjitha eksportet dhe importet iraniane në ujërat e Veriut dhe Jugut, ku 90% e eksporteve dhe importeve janë duke u kryer. Ne jemi të pajisur me infrastrukturën më të komplikuar dhe fuqinë punëtore për të siguruar detin, ajrin dhe brigjet”, theksoi ai.

Këtë javë, Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, paralajmëroi SHBA se përpjekjet e saj për të ndaluar eksportet iraniane të naftës në fund do të dështojnë. Ai paralajmëroi Uashingtonin se ideja për parandalimin e eksporteve të naftës të Teheranit është e pamundur.

Këto reagime nga Mohammad Javad Zarif vijnë si pasojë e sanksioneve të SHBA kundër Iranit, që njëherë u hoqën në vitin 2015, ndersa u rikthyen në fuqi të martën, nën një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump.

Në fillim të korrikut, komandanti i IRGC Ismail Kowsar e bëri të qartë se Irani mund të mbyllë ngushticën e Hormuzit nëse Shtetet e Bashkuara përsëritin sanksionet ndaj Republikës Islamike.

Në maj, presidenti Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga marrëveshja bërthamore iraniane e vitit 2015 dhe do të vendosnin sërish sanksione ndaj Iranit. Ai tha se sanksionet e rivendosura do të ndikojnë në çdo kompani që bën biznes me Teheranin.

Burimi: Sputnik/ Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne