Masakra e Selenicës, reagimi i parë nga PS-ja: Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore

Pas masakrës së Selenicës, ku një 24-vjeçar vrau për motive të dobëta tetë kushërinj të tij për motive të dobëta, ka ardhur reagimi i parë nga socialistët.

Me anë të një statusi në Facebook, Elisa Spiropali ka shkruar se vrasësi duhet të dënohet maksimalisht pasi kjo ngjarje nuk duhet të përsëritet.

Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore. Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!

Postimi i plotë:

Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.

Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne