Irani i kerkon Edi Rames ekstradimin e 104 muxhahedineve drejt Teheranit

Gazetari iranian Alireza Niknam ne profilin e tij ne X / Tweeter ka deklaruar qe Irani ka nisur negociatat me qeverine shqiptare per ekstradimin e 104 muxhahedineve drejt Teheranit. Ne postimin e tij Niknam shkuan:

Muajin e kaluar, autoritetet gjyqesore iraniane shpallen daten e gjyqit për 104 anëtarë të grupit terrorist MEK te cilet strehohen ne Shqiperi. Personat ne fjale duhej të paraqiteshin vete ose avokatët e tyre te sillnin argumentet mbrojtese brenda një muaji pranë autoriteteve gjyqësore të Iranit. Meqenëse asnje nga anetaret e akuzuar te MEK-ut nuk u prezantuan, Irani ka kërkuar qe të ekstradohen 104 personat e dyshuar që strehohen në Shqipëri,

Gazetari Niknam tregon qe Irani eshte duke negociuar me qeverine shqiptare per te ekstradimin e tyre. Ai shkruan se:

Pavarësisht se grupi terrorist MEK eshte strehuar si grup refugjatesh sipas aneksit të katërt të Konventës së Gjenevës, qeveria shqiptare ka deklaruar se duke qenë se grupi ka shkelur ligjet e Shqipërisë, gjykatat shqiptare jane detyruar te veproje.

Kjo u dëshmua gjatë procesit bastistjes se kampit nga policia dhe konfiskimit te serverëve te muxhahedine. Përpunimi i të dhënave të serverëve nga gjykata shqiptare ka vërtetuar se muxhahedinet kane kryer aktivitet terrorist nga territori i Shqipërisë, fakt qe shkel ligjet e Shqipërisë dhe marreveshjen e strehimit qe i eshte ofruar MEK-ut.

Për këtë arsye, Irani i ka derguar propozimet e tij kryeministrit Edi Rama dhe eshte ne pritje te vendimit te tij në lidhje me personat e kerkuar nga gjyqesori iranian, qe strehohen në Shqipëri – perfundon Niknam.

Tani pritet te shihet se cili do jete reagimi i kryeministrit Rama ndaj kesaj kerkese dhe eshte detyre e portalit te sponsorizuar nga USAID, faktoje.al dhe Ilda Hoxhes qe te vertetojne kerkesen iraniane dhe pergjigjen e qeverise shqiptare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne