Irani: Izraeli është ‘kërcënimi kryesor’ i botës muslimane

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif e ka denoncuar Izraelin si “kërcënimin kryesor” ndaj botës muslimane, duke paralajmëruar se regjimi synon “judaizimin” e tokave të pushtuara palestineze.

“Kërcënimi kryesor për botën islame është regjimi sionist, i cili po ushqen kërcënime të tjera në rajon si terrorizmi dhe ekstremizmi”, tha Zarif të martën pas arritjes së tij në qytetin turk të Stambollit.

Zyrtari iranian u bëri thirrje kombeve muslimane të jenë vigjilente dhe të pengojnë Tel Avivin na largimi i vëmendjes së botës muslimane nga ai, që është kërcënimi kryesor me të cilin ballafaqohet rajoni.

“Izraeli vazhdon politikën e tij të pushtimit përmes përpjekjeve për të ndryshuar identitetin dhe statusin e territoreve të pushtuara, dhe për t’i judaizuar këto zona,” vuri në dukje Zarif.

Tensione të reja midis palestinezëve dhe regjimit izraelit shpërthyen në Jeruzalemin Lindor pas një incidenti vdekjeprurës më 14 korrik jashtë Haram al-Sharif, së cilit hebrenjtë i referohen si Mali i Tempullit.

Pas incidentit, Izraeli vendosi detektorë metalikë dhe kamera vëzhgimi në një hyrje në kompleksin al-Aksa.

Masa nxiti kritika të forta në mbarë botën dhe Izraelit iu desh të tërhiqej pas përleshjeve të dhunshme me protestuesit palestinezë. Regjimi i hoqi të gjitha kufizimet e sigurisë në kompleksin al-Aksa.

Gjatë përplasjeve në al-Aksa, 15 palestinezë u vranë dhe rreth 1,400 të tjerë u plagosën. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne