Irani lëshon mbi 100 dronë drejt Izraelit në përgjigje të sulmeve ndaj objekteve bërthamore, konfirmon IDF.

IDF nuk specifikoi se kur do të arrinin në Izrael, por në prill 2025, dronëve të tillë u deshën disa orë për të mbërritur.

 

.Zëdhënësi i IDF-së, Effie Defrin, në një konferencë për shtyp të mbajtur të premten në mëngjes, deklaroi se Irani kishte lëshuar mbi 100 dronë drejt Izraelit gjatë orëve të fundit.

 

Ai gjithashtu theksoi se mbi 200 avionë të IDF-së kanë sulmuar mbi 100 objektiva në Iran me mbi 330 municione.

Gjatë atij sulmi iranian dhe një tjetër sulmi nga Teherani ndaj Izraelit në tetor 2024, Izraeli kishte një aleancë të gjerë mbështetëse nga SHBA, Britania, Franca dhe vende të tjera që ndihmuan në mbrojtjen e tij.

 

Nuk ishte e qartë nëse Izraeli kishte ndonjë aleancë të tillë këtë herë, duke pasur parasysh që ai ndërmori një sulm parandalues, ndërsa në dy rastet e mëparshme ishte sulmuar i pari nga Irani./jpost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne