Irani mbyll kufirin për qeverinë rajonale kurde të Irakut

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi në një konferencë për shty të organizuar në kryeqytetin Teheran tha se “Irani mbështet integritetin territorial të Irakut. Me kërkesë të Irakut, ne e mbyllëm hapësirën ajrore dhe kufijtë tokësorë për qeverinë rajonale kurde”.

Në përgjigje të pyetjes se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të Iranit, Kasimi tha se “Për këtë çështje do të prononcohemi më vonë”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Këshillit të Lartë Kombëtar të Sigurisë të Iranit, Kejvan Husrevi, dje njoftoi se Irani i ka mbyllur hapësirën ajrore qeverisë rajonale kurde të Irakut./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne