Pacolli: Sheshi i qytetarëve, qeveria të zhvendoset në periferi

Kandidati i AKR-së, për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, në kuadër të fushatës parazgjedhore sot ka vazhduar takimet elektorale, ndërsa sot ai për të komunikuar me qytetarët për të dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre ka zgjedhur Sheshin “Skënderbe”, në Prishtinë, ku edhe ka shpalosur vizionin e tij për një kryeqytet më të rehatshëm dhe komod për të gjithë qytetarët, transmeton Kosovapost.

Pacolli, duke folur për projektet e tij për të ardhmen e kryeqytetit, ndër të tjera ka vënë në theks nevojën për shkarkimin e qendrës nga objektet që po ngulfasin qytetarët. Ai ka premtuar se objektin në mandatin e tij si kryetar i Prishtionës do të kërkojë zhvendosjen e institucionit të qeverisë në periferi të qytetit, sepse ka thënë Pacolli, sheshi duhet të lirohet për qytetarët, transmeton Kosovapost.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne