Forcat ajrore iraniane kanë marrë disa avionë rusë trajnues për të “përmirësuar aftësitë luftarake dhe trajnimin”, njoftuan sot mediat lokale.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, “një numër avionësh trajnimi Yak-130” u dorëzuan në Teheran dhe janë tashmë në bazën ajrore Shahid Babai në Isfahan, raportojnë mediat e huaja.
Agjencia, duke cituar shërbimin e marrëdhënieve me publikun e ushtrisë, shtoi se dorëzimi i këtyre avionëve është bërë në kuadrin e “kontratave të armëve midis Republikës Islamike dhe Federatës Ruse”.
Rusia dhe Irani janë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare që kufizojnë tregtinë. Vitin e kaluar ata nënshkruan një sërë marrëveshjesh në shumë fusha, duke përfshirë bashkëpunimin ushtarak.
Avioni mund të përdoret gjithashtu si avion zbulues dhe sulmues, e ka një shpejtësi maksimale prej 648 miljesh në orë dhe një rreze luftarake prej 345 miljesh.
Në muajin mars, Irani njoftoi se kishte rënë dakord të blinte avionë luftarakë Sukhoi-35 nga Rusia. /S.S/Shqiptarja