Irani po jeton ditët më të rënda pas revolucionit

Në një takim që pati zyrtarët e rajonit të Kirmanit në jug të Iranit, Presidenti Hasan Ruhani bëri deklarata mbi shitjet e naftës dhe të ardhurat e vendit nga ku eksport.

Duke deklaruar se Irani nuk është një vend në kushte normale dhe po kalon një proces shumë të rëndë, Ruhani tha: “Po kalojmë ditët dhe muajt më të rëndë që nga revolucioni. Ne kurrë nuk kemi pasur kaq shumë telashe në shitjen e naftës dhe në lëvizjen e një cisterne nafte”.

Kur u vendosën sanksionet ndaj Iranit në vitet 2011-2012, shitja e naftës ra në 1 milion fuçi, por pas arritjes së marrëveshjes bërthamore, sasia e naftës u rrit në 2 milion 800 mijë fuçi,- shtoi ai.

“Ata që nuk kuptojnë nga ekonomia mund të thonë: ‘Nuk është e rëndësishme edhe nëse nuk e shesim naftën, i vendosim drynin derës dhe e shesim më vonë; ne mund të ndalojmë edhe aktivitetet minerare dhe bujqësore, mund ti bëjmë më vonë këto’, por merita këtu është ti hapësh dyert e jo ti mbyllësh ato. Për të riaktivizuar puset e naftës, pas marrëveshjes nukleare [me perëndimorët], ne kemi harxhuar 800 milionë dollarë”,- sqaroi Ruhani.

Vetëm për importet që bën Iranit i nevojiten në vit rreth 60 miliardë dollarë në vit. Të ardhurat nga taksë-tatimet përballojnë vetëm 30% të burimeve [financiare] të nevojshme për qeverisjen e vendit dhe në rast se nuk shesim naftë atëherë nuk ka burime për të siguruar pjesën e mbetur prej 70%”, nënvizoi presidenti iranian./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne