Irani-SHBA-ve: Të ndalen sulmet izraelite, që të vijojnë negociatat për çështjet bërthamore

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka deklaruar se pas anulimit të bisedimeve bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit, të parashikuara për dje, SHBA-ja duhet të “dënojë” sulmet izraelite ndaj Iranit që negociatat të vazhdojnë.

Esmail Baghai e quajti përsëri procesin e negociatave “të pavlefshëm” në këtë situatë dhe tha se SHBA-ja është “bashkëfajtore” në këto sulme.

Ai gjithashtu tha se nëse parlamenti i Iranit vendos të tërhiqet nga Traktati për Mos-Përhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), kjo do të jetë “e detyrueshme”.

Irani ka insistuar gjithmonë se programi i tij bërthamor është paqësor, një pretendim që Izraeli e mohon./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne