Irani shpreson në përpjekjet e OKB për heqjen e sanksioneve

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB pasi përmendi përpjekjet diplomatike të Iranit në luftën kundër virusit korona, ka shpresuar në heqjen e sanksioneve të jashtëligjshme të Amerikës pas përpjekjeve të Antonio Guterres sekretarit të përgjithshëm të OKB.

Maxhid Takht’revanci, në një intervistë për gazetarët iranianë me banim në OKB, pasi vuri në dukje se Irani për nga kuadri mjekësor dhe pajisjet mjekësore gjendjet në një nivel të mirë ka shtuar: Sanksionet mizore të Amerikës janë bërë shkak që Irani të mos ketë mundësi të shfrytëzojë të gjitha potencialet e tij për tu përballur me virusin korona. Maxhid Takht’revanci tha se për tu përballur me virusin korona duhet bashkëpunim ndërkombëtar dhe shtoi se sanksionet kundër Iranit në realitet sulmojnë të gjithë njerëzimin. Në kohën kur në formë të padrejtë dhe mizore nuk lejojnë përdorimin e të gjitha kapaciteteve të një vendi, dëmtohen jo vetëm 1 apo dy vende por e gjithë bashkësia ndërkombëtare, tha në fjalën e tij Takht’revanci. Ai më tutje përmendi letrën e 8 vendeve të botës drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB për heqjen e sanksioneve kundër Iranit dhe tha se sanksionet e njëanshme amerikane parandalojnë masat e duhura të vendeve për tu përballur me virusin korona. Megjithë kërkesat dhe presionet ndërkombëtare për heqjen e sanksioneve amerikane kundër Iranit, Uashingtoni vazhdon të insistojë në vendosjen e këtyre sanksioneve çnjerëzore. Më 26 mars departamenti amerikan i shtetit njoftoi për sanksionimin e disa personave dhe organizatave të lidhura me Iranin. Praktikisht qeveria Trump po zbaton terrorizmin mjekësor përkrah terrorizmit ekonomik kundër kombit iranian dhe kjo përbën krim kundër njerëzimit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne