Irani thërret takim urgjent të OBI-t pas sulmit terrorist në Zelandën e Re

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif ka bërë thirrje për një takim urgjent të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), pas sulmit të armatosur vdekjeprurës në dy xhamitë në Zelandën e Re, raporton Anadolu Agency (AA).

Thirrja erdhi pas një bisede telefonike të Zarif dhe homologut të tij turk Mevlüt Çavuşoğlu, pasi aktualisht Turqia kryeson me OBI-n.

Ministria e Jashtme iraniane ka njoftuar se Zarif ka bërë thirrje për “një reagim adekuat të shteteve muslimane ndaj krimit të dhunshëm”.

Policia e Zelandës së Re ka konfirmuar se në dy sulmet e armatosura ndaj xhamive të premten në Christchurch u vranë 49 persona ndërsa më shumë se 20 u plagosën. Policia menjëherë pas sulmit njoftoi se 4 persona u arrestuan ndërsa njëri prej tyre u identifikua si shtetas australian i moshës 28-vjeçare.

Ministri iranian gjithashtu bëri thirrje për të diskutur rreth sulmeve të fundit izraelite ndaj besimtarëve në xhaminë Al-Aksa në Kuds.

Të martën, policia izraelite mbylli kompleksin Al-Aksa për akuzat se ishte sulmuar stacioni i afërt i policisë, duke shkaktuar përleshje me palestinezët. Në dhunën që u shkaktua të paktën 16 palestinezë u plagosën./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne