Irani: Turqia dhe SHBA-ja e kanë pushtuar Sirinë

Këshilltari i Lartë Ushtarak i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Gjeneral-major Rahim Safavi vlerësoi zhvillimet e fundit në Siri.

Duke i vlerësuar zhvillimet e fundit në Siri, Këshilltari i Lartë Ushtarak i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Gjeneral-major Rahim Safavi u shpreh: “Ndërsa Azia Perëndimore, një nga rajonet më të rëndësishme të botës, është një rajon konkurrues gjeostrategjik i fuqive rajonale dhe globale, Siria është një nga vendet më të dalluara të kësaj konkurrence.”

Gjeneral Major Rahim Safavi, i cili deklaroi se qëllimi i tij për të ndjekur trekëndëshin e zbuluar për të shkatërruar Sirinë ishte i pasuksesshëm, vazhdoi fjalët e tij kështu: Që nga fillimi i ngjarjes, SHBA, regjimi sionist, BE, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Turqia po e ndjeknin qëllimin për krijimin e krizës në rajon dhe për dëmtimin e integritetit me infrastrukturën e Sirisë por ata pësuan një humbje të madhe.

Komandanti iranian, i cili gjithashtu raportoi se SHBA-të u vendosën drejtpërdrejtë në Siri në kundërshtim me ligjin global, tha: Shpresojmë që uniteti i popullit së bashku me ushtrinë siriane t’i largojnë ata nga lindja e Eufratit dhe të mund të sigurojnë integritetin territorial të këtij vendi. Përveq kësaj, duhet të ndiqen edhe rrugët politike të Bashar Assadit.

Këshilltari i Lartë Ushtarak i Udhëheqësit të Revolucionit, duke deklaruar se në aspektin e ligjit global, Turqia së bashku me SHBA-në e kanë pushtuar Sirinë dhe e kanë shkelur integritetin territorial të këtij vendi, vazhdoi fjalimin e tij kështu: Strategjia e Amerikës bazohet në përdorimin e forcës, por në ditët e sotme, kjo politik është në shpartallim.

Burimi : Welayet News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne