Putin tall Prokurorin Special amerikan në NBC: duhen dokumente dhe jo qarje në kongres

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi në një intervistë për televizionin amerikan NBC se ata që akuzojnë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, ose duhet ta bëjnë këtë me dokumente ose të mos “qajnë” në Kongres.

“Na jepni materialet. Na jepni informacion. Me gjithë respektin e duhur për ju personalisht, me të gjithë respektin e duhur për Kongresin, duhet që dikush të jetë serioz”, tha Putin.

Duke polemizuar me gazetaren Megan Kelly, Putin e pyeti nëse ajo ka një diplomë në drejtësi. “Njerëzit e mirëarsimuar duhet të kuptojnë se ne në Rusi nuk mund të mbajmë penalisht të gjithë ata që nuk i shkelin ligjet e Rusisë.

Ju duhet të kuptoni se një kërkesë zyrtare për ndërhyrje kompiuterike kërkohet nga Prokurori i Përgjithshëm i Federatës Ruse. Jepni një dokument, një kërkesë zyrtare. Kjo duhet të bëhet përmes kanaleve zyrtare dhe jo përmes shtypit apo të bërtasin dhe të qajnë në Kongresin amerikan”, përfundoi kreu i Kremlinit.

Prokurori Special amerikan, Robert Muller akuzoi 13 qytetarë të Rusisë, duke përfshirë edhe nëpunësit e Agjencisë për kërkimet në internet, si dhe tre persona juridikë, se janë përpjekur për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Moska ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat e ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Zëdhënësi i presidentit rus, Dimitry Peskov i quajti “absolutisht të pabaza”. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne