Irlanda thotë se “Izraeli nuk mund t’i vërë veto krijimit të shtetit palestinez”

Irlanda tha sot se “Izraeli nuk mund t’i vërë veto krijimit të një Shteti Palestinez”.

Komentet e ministrit të Jashtëm irlandez Micheal Martin erdhën pas raportimeve se parlamenti izraelit, Knesset, miratoi një rezolutë që thotë se krijimi i një shteti palestinez “në zemër të Tokës së Izraelit do të përbënte rrezik ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, do të përjetësonte konfliktin izraelito-palestinez dhe do të destabilizonte rajonin”.

“I tmerruar nga rezoluta e Knessetit që kundërshton Shtetin Palestinez edhe nëse është pjesë e marrëveshjes së negociuar me Izraelin”, shkroi Martin në X.

“Izraeli nuk mund të vërë veton ndaj krijimit të një shteti palestinez. Vetëm zgjidhja me dy shtete mund të sigurojë paqe të qëndrueshme për Izraelin dhe Palestinën. Mbështetje të plotë për HRVP (Përfaqësuesin e Lartë dhe Nënpresidentin)”, shtoi ai, duke iu referuar një deklarate nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në të cilën ai tha se BE-ja “dënon rezolutën”.

Votimi në Knesset erdhi ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është planifikuar të fluturojë për në Washington të dielën për t’u takuar me presidentin amerikan Joe Biden dhe për t’iu mbajtur fjalim në Kongresin Amerikan.Në shkurt, Knesseti votoi në favor të një vendimi të  qeverisë për të refuzuar njohjen e njëanshme të një shteti palestinez./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne