Ish-agjenti britanik gjendet i vdekur në Stamboll

James Gustaf Edward Lemesurier, ish-oficer i shërbimit sekret britanik, është gjendur i vdekur në Bejollu (Beyoğlu) të Stambollit, njoftoi Prefektura e Stambollit të hënën.

Trupi i pajetë i ish-agjentit anglez, i njohur për mbështetjen ndaj grupit me emrin “Beretat e Bardha” në Siri, është gjetur në mesnatë pranë xhamisë së Kiliç Ali Pashës në lagjen Karakoy.

Gjatë kontrollit që i është bërë kufomës janë konstatuar çarje në fytyrë dhe thyerje të frakturave në duar dhe këmbë.

Në procesverbalet e policisë ngjarja është shënuar si “rënie nga lartësi e madhe”.

Bashkëshortja e Lemesurierit në dëshminë e parë të saj tha se rreth orës 04.00 kishin pirë hape për gjumë dhe ishte zgjuar pasi kishte dëgjuar trokitjen e derës dhe kufomën e bashkëshortit e kishte parë pasi ishte paralajmëruar nga njerëzit përreth.

Shkaku i vdekjes së ish-agjentit anglez do të zbulohet pas përfundimit të kërkimeve e hetimeve.

Një deklaratë në lidhje me çështjen ka bërë edhe Prefektura e Stambollit, e cila njoftoi fillimin e një hetimi të gjerë administrativ dhe penal./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne