Ushtria amerikane vazhdon patrullimet e përbashkëta me terroristët e YPG/PKK-së në Siri

Ushtria amerikane vazhdon të patrullojë me organizatën terroriste separatiste YPG/PKK në fushat e naftës në veri dhe lindje të Sirisë.

Në nënprefekturën Malikiye që ndodhet brenda trekëndëshit kufitar Turqi-Irak-Siri, ndodhet një numër i madh i puseve të naftës që kontrollohen nga organizata terroriste YPG/PKK.

Agjencia e lajmeve Anadolli (AA) arriti të filmojë patrullimet e përbashkëta të ushtrisë amerikane dhe të terroristëve të YPG/PKK-së në Malikiye të provincës Haseke në verilindje të Sirisë.

Ndërkohë që punimet e terroristëve për nxjerrjen e naftës po vazhdojnë, ushtria amerikane gjatë patrullimeve shoqërohet nga terroristët e YPG/PKK-së.

Është vërejtur që terroristët kanë bërë sigurimin e ushtarëve amerikan gjatë patrullimeve.

Ushtria amerikane, e cila javëve të fundit ka shtuar numrin e patrullimeve dhe praninë e saj ushtarake në këtë zonë, herë pas here hyn në impiante dhe bisedon me të ashtuquajturit përgjegjës të organizatës terroriste.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu ditë më parë ka deklaruar që “Askush, përveç popullit sirianë, nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë”. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne