Ish- deputetja e PD: Qeveria ka prekur qytetarët tek buka e gojës e ushqimi i përditshëm, vota e shqiptarëve do ta ndëshkojë

Ish- deptutetja e PD, Dhurata Çupi shkruan se Shqipëria është i vetmi vend në rajon e Europë që ka nivelin më të ulët të pagave ndërkohë që ka ndër çmimet më të larta të ushqimeve.

Sipas saj, qeveria me politikat ekonomike të saj në favor të oligarkëve ka varfëruar shqiptarët deri aty ku ka prekur edhe bukën e tyre të gojës dhe ushqimin e përditshëm.

Çupi thotë se kjo situatë duhet të marrë fund shumë shpejt, dhe se janë shqiptarët ata që do ta ndëshkojnë me votë. Me çmimet e larta të ushqimeve, ish- deputetja konstaton se qytetarët janë detyruar të mbajnë në shportat e tyre vetëm ushqimet bazike duke hequr të tjerat.

STATUSI NGA DHURATA ÇUPI

Shqiptarëve ju mohohen ushqimet bazë në tryezë. Rëndojnë çmimet e larta të ushqimeve dhe pagat e ulëta.
Shqipëria në një tjetër rekord me të dhëna paradoksale krahasur me rajonin dhe Europën.

Shqiperia është i vetmi vend në rajon dhe në Europë që ka nivelin më të ulët të pagave e që renditet me nivelet me te larta të çmimit të ushqimeve në Europë.
Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, me nivelin më të larte ne rajonin e Ballkanit, e ndjekur nga Serbia me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%), Bosnja (74.5%) ndersa Maqedoni ka nivelin më tē ulët te çmimeve me 60% të mesatares europiane.

Kështu paradoksalisht , shqiptarēt që kanë nivelin më të ulët të ardhurave ne rajon, ushqimet e shportës i paguajnë më shtrenjtë duke i detyruar ata te heqin nga kjo shportë ushqimet e duke mbajtur vetëm ato bazike.
Në këto kushte shqiptarët janë te detyruar që peshën më të lartë të shpenzimeve mujore ta kenë për ushqime, ne masen të shpenzimeve me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.

Politikat ekonomike të qeverisë , te gjitha në favor të miqve oligarkë, jo vetëm që nuk i kanë pasuruar shqiptarët por i ka vënë ata në veshtirësi të heqin nga tryezat edhe ushqimet e përditëshme për shkak te pamundësisë.
Kjo është e pafalshme.
Është prekur deri edhe te buka e gojës e ushqimi i përditshēm.
Kjo situatë duhet dhe do te marre fund shume shpejt.
Vota e shqiptarëve do ta ndëshkojë këtë qeveri qe i ndëshkoi shqiptarët edhe me sofren bosh për fëmijet.

#ditëmëtëmira#✌️✌️

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne