Rajoni

Ish-diplomati amerikan: Serbia të mos pranojë asnjë kusht për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montogmery, ka dalur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Madje i ka bërë thirrje që Serbia të mos pranojë asnjë kusht për një gjë të tillë.

Ai thotë se Serbia nuk duhet ta pranojë formimin e Ushtrisë, as nëse i kushtëzohet me integrim në BE.

“Çka është shumë, është shumë”, tha Motngomery pasi u pyet nga Tanjug për deklaratat e Mitchellit për Ushtrinë.

Ai këshillin Serbinë që të mos pranojë asnjë kusht. Madje t’i jap fund edhe integrimit në BE.

“Këshilla ime ndaj qeverisë serbe do të ishte të thonin,” Jo, jo, jo, jo.” Dhe për të mbajtur Perëndimin në pozitat udhëheqëse në raport me Ushtrinë e Kosovës. Nëse kjo do të thotë fundi i përparimit në procesin e pranimit në BE, atëherë le të jetë kështu”, thotë ai.

“Ne e dinim shumë mirë që ish-luftëtarët e UÇK-së do të ishin pjesë e saj dhe se formimi i një grupi të vërtetë shumë-etnik do të ishte i pamundur. Nuk është rastësi që thuhet se mund të krijohet vetëm sipas Kushtetutës së Kosovës”, tha Montgomery.

Ndryshe Motngomery njihet si diplomat mjaft i afërt me partitë në Serbi.

OPINIONE