Lista Serbe e prerë: “JO” Demarkacionit dhe Ushtrisë

Ministri për Kthim dhe Komunitete dhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ka drejtuar akuza në drejtim të Kosovës për mos formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Duhet të merret një hap i vogël që askush nuk dëshiron ta merr. I kemi ndjekur pothuajse të gjitha mbledhjet me diplomatët e huaj erdhën, në takim me Mitchellin, ai na dha shpresë se po të ketë diçka ndryshe në këtë aspekt”, thotë Jevtiq.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës, ka komentuar edhe për dialogun. Sipas tij dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet të zgjidhen problemet mes vendeve.

Nga ana tjetër Jevtiq ka bërë të qartë edhe një herë qëndrimin e Listës Serbe karshi demarkacionit.

“…ne nuk do ta votojmë demarkacionin më Malin e Zi”, ka thënë ai për RTS-në.

Mirëpo nuk ka lënë pa folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ku ka thënë se janë kundër.

“Ne si Listë Serbe e kemi një pozicion për këtë çështje, por nuk duhet t’i mbyllim dyert tona. Ne jemi kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, ne do të shpjegojmë për këtë gjë kur është e nevojshme”, ka përfunduar ai.

Sido qoftë, qeveria e Kosovës, pa Listën Serbe dhe pa vetëvendosjen, thotë se i ka siguruara 80 vota dhe të martën kur edhe është seanca për demarkacionin, në ora 16:00 do të ratifikohet kjo marrëveshje.

Shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është njëri ndër kushtet që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës për Shengen. Pas këtij kushti Kosova e ka edhe një kusht tjetër, ai është luftimi i krimit dhe korrupsionit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne