Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici është paraqitur paraditen e kësaj të martë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara pranë Prokurorisë, Bici është parë të hyjë e vetme në SPAK.
Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në Gjykatën e Posaçme. Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti.
Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024. Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes./tpz

















