Shqiperia

Ish-Juristi i OSSH fiton gjyqin ndaj Berishës/ Romeo Kara: Kjo fitore hap siparin e rrënimit për klanin kriminal Berisha

Sot, pinjolli i klanit Berisha, Shkelzen Sali Liri Berisha, si dhe avokati i tij, nuk u paraqiten ne seancen gjyqesore, te iniciuar prej tyre, kunder meje, me akuzen e shpifjes.

Si rrjedhim, meqenese ata, pervecse nuk u paraqiten vete, por nuk paraqiten edhe ndonje kerkese per shtyerje, gjykata mori vendimin per mbylljen e ceshtje.

Kjo terheqje, nuk ka ndonje vlere tjeter per mua, pervecse asaj te fitores se radhes.

Strategjia e klanit kriminal Berisha, per te me frenuar mua ne misionin tim, nuk funksionoi.

Une e konsiderova padine per shpifje, si nje mjet dhe menyre mjerane, kercenimi dhe detyrimi, nga klani Berisha dhe sistemi gjyqesor ne funksion te tij.

Ajo padi u ngrit me shume zhurme dhe pompozitet, vetem per te bere te mundur terheqjen time, si dhe zhvleresimin e investigimeve dhe deshmive te mija, lidhur me aferat, ku eshte zhytur koke e kembe, klani Berisha dhe jo vetem.

Pergjegja ime ka qene e qarte dhe pa ekuiovok: se une nuk terhiqem dhe pjese e kesaj lufte do te jete edhe lufta me veglat me te ndyra te klanit Berisha, qe jane gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar.

Ne pergjigje te padise mjerane berishiane, une pergatita dhe dorezova kallezimin penal ne Prokurorine e Pergjithshme, lidhur me veprat penale te konstatuara nga une ne procesin e privatizimit te OSSH se, ku Berisha Senior, eshte pergjegjesi kryesor.

Pra, de facto padia e Berishes Junior, perkundrejt meje, nuk arriti asnje nga qellimet e saj.

Perkundrazi, une kam qene tejet i motivuar, per te ecur edhe me i forte, me i vendosur dhe me i sakte ne rrugen time.

Padise iu pergjegja me kallezim dhe presionit me perballje, pa patur as me te voglin dyshim, se fitorja ishte e padiskutuar.

Klani Berisha, tentoi ta kanalizonte dhe trajtonte ceshtjen, sipas skemave te tyre, me prokurori dhe gjykata, duke mos marre parasysh se betejen per fjalen e lire une e kam fituar, realisht shume kohe perpara se te dilnin ata ne skene.

Ata tentuan te fitojne ne prapaskene, por une i terhoqa ne perballje publike me bemat e tyre.
Demaskimi i tyre, kembengulja dhe perhapja e se vertetes, kane qene faktoret kryesore te terheqjes sot te Berishave Senior & Junior.

Media, televizione, gazeta dhe portale duhet ta konsiderojne kete terheqje nje fitore te tyre.
Se shpejti Berishat do te terhiqen nga te gjitha gjyqet edhe karshi medias.
Media duhet patjeter te vazhdoje te tregoje vitalitetin e saj, se fitorja do te jete patjeter e garantuar.

Vecoj rastin e REPORT TV dhe Shqiptarja.com te cilet u vune nen goditje, per te vetmen arsye, pse botonin fakte dhe prova rreth korrupsionit Berisha.
Jane mbi pese gazetare, nga stafi i tyre, te paditur per shpifje nga Berishat.

Vleresoj pa fund, gazetarin më kurajoz, me integritet, nivel profesional dhe kurajo qytetare, Gjergj Zefi.
Me nje njohje te shkelqyer te situates, pervec cilesive te siperpermendura, ai ka ditur dhe mundur te jete zeri i se vertetes, edhe atehere kur te tjeret nuk mundeshin apo nuk ju leverdiste.

Kjo fitore hap siparin e rrenimit te klanit Berisha.

OPINIONE