Në Vladivostok të Rusisë u çel Forumi Lindor Ekonomik

Dje, në Vladivostok të Rusisë u çel Forumi Lindor Ekonomik (www.forumvostok.ru/en/main-page), ku ngjarja kryesore ka qenë seanca plenare me temë “Lindja e Largët: krijimi i një realiteti të ri”, në të cilën morën pjesë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, Presidenti korean Moon Jae-in, kryeministi japonez Shinzo Abe, si edhe liderë të tjerë rajonalë. Fokusi i këtij forumi të rëndësishëm ndërkombëtar është thithja e investimeve të huaja në zona të ndryshme të Lindjes së Largët të Rusisë dhe diskutimi në këtë kontekst mbi projekte madhore ekonomike dhe infrastrukturore.

Në kuadër të forumit Presidenti Vladimir Putin dhe Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov mbajtën disa takime të veçanta me homologët e tyre nga vendet partnere pjesëmarrëse në aktivitet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne