Ish kancelari gjerman Schröder: Nuk duhet të jemi nën pushtimin amerikan, duhet të kërkojmë aleatë të rinj

Ish kancelari gjerman Gerhard Schröder, i cili ka kritikuar ashpër politikat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Berlinit që të kërkojë aleatë të ndryshëm.

Duke folur në kanalin televiziv N-TV, ish kancelari gjerman i Partisë Social Demokratike, Gerhard Schröder kritikoi ashpër ambasadorin e SHBA-së në Berlin për urdhrat e tij ndaj qeverisë gjermane, politikat komerciale të Uashingtonit dhe qëndrimin “pushtues” që ai shfaqi kundër Evropës.

‘JO SI AMBASADOR, POR SI OFICER I USHTRISË’

Gerhard Schröder u shpreh se: “Ne nuk mund të tolerojmë që të trajtohemi si një vend i pushtuar”, duke shtuar se duke i shikuar veprimet e ambasadorit amerikan, ai nuk e sheh atë si ambasador të SHBA-së në një vend sovran, po si oficer të një ushtrie pushtuese.

‘DUHET TË JEMI ALEAT ME KINËN’

Gjermania duhet të kërkojë aleatë të rinj me interesa që përputhen me të, tha Schröder, duke shtuar se një nga aleatët e rinj mund të jetë Kina.

‘DO TË BASHKOHEN ATA QË KANË VUAJTUR NGA SHBA-JA’

Ish kancelari gjerman theksoi se është “e pamundur të shmanget afrimi me njëri tjetrin i atyre që janë dëmtuar nga konfliktet e iniciuara nga Shtetet e Bashkuara”.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne