Ish kryepeshkopi i Australisë i cili e ka fshehur pedofilinë nuk shkon në burg

Ish kryepeshkopi australian Philip Wilson, zyrtari më i lartë katolik në botë i cili u gjykua për fshehje të pedofilisë, i shpëtoi burgut pasi gjykatësi i lejoi të shërbejë 12 muaj arrest shtëpiak.

Gjykatësi i gjykatës lokale në Njukastël Robert Stone e urdhëroi Wilsonin të mbetet në arrest shtëpiak në shtëpinë e motrës së tij në afërsi të Njukastëlit, në Uelsin e Ri Jugor, së paku gjashtë muaj, dhe më pas do të fitojë të drejtën për lirim të mundshëm, kanë lajmëruar mediet.

Wilson nuk kishte treguar kurrfarë emocionesh kur i është shqiptuar aktgjykimi. Ai ka thënë se motivi i tij ishte mbrojtja e Kishës Katolike, lajmëron agjencia Australian Associated Press.

Ky klerik katolik (67) ishte i detyruar që në korrik të largohet nga vendi i kryepeshkopit Adelaide pas kërkesave të shumta për largimin e tij, duke përfshirë edhe atë të kryeministrit australian Malcolm Turnbull.

“Willson gjatë kohës kur ka ndodhur abuzimi seksual ishte në detyrën e ndihmësit të pastorit në Ist Matland, në Uelsin e Ri Jugor. Ai e ka dituar se kleriku James Fletcher po i keqtrajton seksualisht fëmijët, por i hodhi poshtë akuzat duke dashur ta mbrojë autoritetin e Kishës”, është theksuar gjatë gjykimit në maj.

Fletcher në dhjetor 2004 u dënua sipas nëntë pikave të aktakuzës për shkak të keqtrajtimit seksual të fëmijëve dhe vdiq në burg dy vjet më vonë./Insajderi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne