Ish-ministri i Mbrojtjes në gjendje të rëndë shëndetësore/ Ja ku ndodhet i shtruar…

Gjendja shëndetësore e ish-ministërit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, paraqitet e rëndë, ndërsa sipas mjekëve të klinikës së neurologjisë do të pritet 48 orë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Hajdaraga pësoi një hemoragji masive në tru në pikët e kalimit kufitar në Qafë Thanë, ndërsa kthehej nga Maqedonia, ku kishte vajtur për të dhënë leksione në Universitetin e Strugës.

Hajdaraga është transportuar me helikopter drejt QSUT-së, ku është shtruar në reanimacionin e neurologjisë.

Pas shtrimit në spital, Hajdaraga është vizituar nga disa prej politikanëve, që janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne