Bota

Ish ministri izraelit: Bolton na kërkoi që ta sulmonim Iranin

U raportua se gjatë kohës kur ishte ambasadorë i SHBA-së në OKB, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton ishte përpjekur ta bindte Izraelin për të sulmuar Iranin.

Ish-Ministri izraelit i Luftës dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Shaul Mofaz bëri vlerësime në lidhje me Boltonin, një konferencë të mbajtur nga Yedioth Aharoth më 26 mars.

Sipas Jerusalem Post, Mofaz tha se gjatë kohës kur ishte ambasadorë në OKB, Bolton ishte përpjekur t’a bindte Izraelin se duhet ta sulmonte Iranin. Mofaz tha se për aq kohë sa Irani nuk do të bëhet një kërcënim i vërtetë, një veprim i tillë nuk do të ishte ‘i mençur’ për as SHBA-në as për ndonjë subjekt tjetër. Ai shtoi se prania e Iranit në kufirin e Izraelit me Sirinë dhe Libanin është një “kërcënim i rëndësishëm”. John Bolton u bë Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i tretë i Trumpit në më pak se 15 muaj. Trump e pati shkarkuar vitin e kaluar Michael Flynnin, ndërsa tani edhe Gjenerallejtnantin, Herbert Raymond McMaster.

Burimi : W.News / ML

OPINIONE