Komisioni trilateral dhe atentati ndaj demokracive

Nga Ledian Droboniku

Shpresoj që ky artikull të shërbejë për rritjen e vetëdijësimit për të kuptuar se ajo çfarë ndodh në Shqipëri nuk është vetëm vepër e oligarkisë shqiptare por pjesë e një vizioni më të gjerë. Rritja e këtij vetëdijësimi ndihmon edhe për të kuptuar betejat që duhet të bëjë brezi ynë për vendosjen e një demokracia autentike, atë ku është vërtet populli që vendos fatet e tij.

Komisioni Trilateral krijohet në 1973 për iniciativë të David Rockefeller, president i Chase Manhattan Bank, dhe drejtues të lartë si Henry Kissinger e Zbignieë Brzezinski. Komisioni përbëhet nga personazhe të rëndësishme nga bota financiare, politikës, ekonomisë, akademisë nga e gjithë bota. Në 2011 pranohen në gjirin e tij dhe përfaqësues nga Kina dhe India. Qëllimi “i deklaruar” i komisionit është bashkëpunimi mes shteteve në krijimin e një rendi botëror paqësor. Komisioni kur mblidhet në mënyrë të hapur për publikun quhet “Trilateral” kur mbledhjet janë të mbyllura quhet “Bilderberg”. Vepra më e rëndësishme e Komisionit Trilateral është “Kriza e demokracisë” shkruar nga Michel Crozier, Samuel P. Huntington e Joji Watanuki. Kjo vepër përkëthyer e botuar në gjithë botën, ka në qendër të saj frikën e sistemit, nga një etje e qytetarëve për tu marrë me politikë. Zgjerimi i shtetit social në Perëndim, falë teorive keynesiane, krijoi kudo një shtresë të mesme ku 90% e pasurisë krijohej e shpërndahej me anë të punës dhe jo rentës, së kapitalit. Normat e interesit ranë aq shumë sa bankat dhe elitat financiare po humbisnin me shpejtësi pushtetin. Epoka e 30 viteve të arta të Perëndimit (45-75) krijoi një sintezë mes kapitalizmit dhe socializmit, lirisë individuale dhe lirisë sociale, mes demokracisë dhe tregut brenda shtetit social (welfare state) sepse trasferoi pushtetin vendimmarrës realisht nga elitat tek populli. Me një pjesëmarrje kaq të gjerë të masave ne jetën ekonomike, po krijohej si refleks dhe një frymë për pjesëmarrje më të madhe edhe në jetën politike. Pra një zgjerim i demokracisë pjesëmarrëse ku vendimet të merreshin direkt nga qytetarët dhe jo nga partitë e qendrat e tjera të pushtetit (si demokracia përfaqësuese konceptuar para tre shekujsh) Elitat nuk kanë frikë nga komunizimi apo fashizmi por nga Demokracia. Komunizmi ashtu si dhe fashizmi imponojnë një kontroll të popullit nga lart, gjë që dhe bën dhe vetë neoliberizmi. Ky kontroll ose realizohet me aparat shtetëror ose me anë të kapitalit. Njerëzit e thjeshtë kujtojnë se paraja shërben vetëm për të blerë gjëra. Sigurisht kjo ndodh kur ke shuma të vogla. Por kur ke miliarda, nuk kë më nga këto probleme, dhe kapitali duhet për të kontrollouar njerëzit, popujt e shtetet. Nëse ekonomia privilegjon punën, rroga të larta, shërbime publike, pushteti i financës bie, se ka para për të gjithë. Përballë humbjes së këtij kontrolli ekonomik dhe frikës së kontrollit politik, elitat organizohen për të ndryshuar kursin e ngjarjeve. Komisioni trilateral ngrihet pikërisht pas protestave rinore në 1968 kudo në vendet perëndimore, që kërkonin më shumë liri dhe pjesëmarrje në jetën politike. Për t’iu kundërvënë kësaj vale popullore, Komisioni Trilateral përgatit strategjinë e përgjithshme për ndryshimin e paradigmës politike dhe ekonomike në Perëndim.

Në qendër të librit mbi “Krizën e Demokracisë” qëndron pikërisht teza që “populli duhet të jetë apatikë (inaktiv) në mënyrë që demokracia të mund të funksionojë”. Tezë e cila është përpunuar nga të gjithë mendimtarët liberistë, si Shumpeter, Dahl, Hayek etj. Vizioni i një demokracie liberale, ku populli nuk vendos për gjërat por mjaftohet të zgjedhë “elitën” 1X4 vjet. Në një demokraci elektorale, politikën, vendimet për komunitetin i merr kjo elitë në konkurrencë më njëra tjetrën por e palidhur me vullnetin e popullit. Vetëm në këtë mënyrë shumica nuk kërcënon pakicën e pasur. Krej e kundërta me një demokraci pjesëmarrëse, ku qytetarët jo vetëm zgjedhin përfaqësuesit por i kontrollojnë ata si dhe vendosin direkt për politikat me referendume. Pra ka një tokëzim të shtetit me popullin, në formën e një shteti komunitar dhe jo aparat në duart e një elite. Për të fituar këtë betejë kundër popullit, kuptohet që lufta duhet shtrihej në çdo sektor. Në radhë të parë duhej larguar nga kursi i një ekonomie kapitaliste keynesiane dhe përqafuar tezat neoliberiste të Hayek e Friedman. Duhej çmontuar sektori publik dhe çliruar kapitali nga kontrolli demokratik. Por sulmi nuk mund të drejtohej DIREKT kundër interesit publik, Kushtetutave, të drejtave të qytetarëve dhe detyrimeve kushtetuese që kishin shtetet. Kjo mund të krijonte rebelim. Prandaj u zgjodh një luftë indirekte kundër shtetit duke demonizuar kudo klasën politike si të korruptuar. Të indinjuar e të neveritur nga politika njerëzit filluan ti largoheshin asaj, duke i besuar slloganit neoliberal “shteti është problemi e tregu është zgjidhja”. Shteti ra përsëri në duart e elitave. Propaganda kishte goditur në shenjë. Do të ishin forcat e majta që do realizonin këto politika (rruga e 3 e Blair) duke privatizuar sektorët publikë, çmontuar shërbimet publike, sindikatat e hequr dorë nga Drejtësia Sociale. Në radhë të dytë duhej prodhuar një papunësi e madhe me politika deflative. Fuqia e madhe e negocimit të punëtorëve arriti në vitet “70 të ditkonte dhe politikat ekonomike dhe politikat e pagave. Kurse papunësia e madhe krijonte efektin e kundërt (nëse ka pak punë në qarkullim, punëtorët priren të pranojnë dhe rroga të ulëta, humbasin fuqinë negociuese si dhe të rrisin konfliktualitetin mes tyre) duke rritur peshën e elitave financiare. Nëse fuqia blerëse e punëtorëve bie, vazhdimi i konsumit do të përballohej me borxhin “bujar” të bankave. Por në këtë merimangë nuk do binin vetëm punëtorët por dhe vetë biznesi i vogël për të financuar investimet. Pra një përqendrim eksponencial i pasurisë, sa sot 20 veta kontrollojnë 70% të pasurisë botërore. Por këto politika antipopullore duhet të realizoheshin në mënyrë të kamufluar për të parandaluar çdo lloj rezistence nga ana e popullit, madje të ishte populli që të kërkonte vetë atë që elitat kishin paravendosur për të. Kjo ishte e vështirë por jo e pamundur nëse disponon miliarda. Kush kontrollon financën kontrollon dhe se ku dhe kujt do i shkojnë financimet, çfarë do ndërtohet, formën dhe përmbajtjen. Operacioni më i vështirë nuk ishte blerja e partive apo sindikatave, por joshja e intelektualëve. Kjo donte një plan strategjik e afatgjatë pasi shumica e intelektualëve (sidomos në Europën Perëndimore) kishte prirje të majta por jo komuniste. Sharja e intelektualëve si kishte bërë Hayek apo Aron nuk ishte kundër produktive. E kishte kuptuar dhe vetë Hayek (në letrën drejtuar Fisherit) se pa kooptimin e intelektualëve nuk mund të siguronin dot konsensusin e masave. Prandaj kontrolli duhet të fillonte nga riformatimi i katedrave universitare, duke promovuar profesorë e literaturë me vizion liberal. Brenda 10 vitesh ekonomistët keynesianë, juristët, sociologët komunitaristë u zhdukën nga universitetet, revistat e konferencat shkencore. U hodhën miliarda për krijimin e Think-tankeve si forume ku financoheshin e lançoheshin intelektualë të rinj në pozicione drejtuese në politikë, ekonomi, media, universitet e kudo. Kurse rekrutimi i studentëve do realizohej me OJF dhe projekte tërësisht liberale. Këtij kontrolli indirekt të masave do i shtohej dhe kontrolli direkt me anë të medias. Deri në atë moment bankat nuk mund të ishin pronarë mediash e televizionesh duke lejuar një liri dhe demokraci të informacionit. Por kjo situatë ndryshoi shpejt duke marrë nën kontroll mediat publike dhe ato private, pra “fabrikën e konsensusit”. Zaptimi i çdo “qendre rrezatimi” të ideve krijonte kushtin për konformizmin spontan ndaj vizionit neoliberal. Askush nuk mendonte dot më ndryshe dhe çdo ide liberale i dukej thjesht natyrale.

Liberalizmi kishte triumfuar në formën e tij ekstreme neoliberiste si kishte predikuar Lipman. Në konventën liberale të Parisit, ai do deklaronte se: “Për të nxjerrë liberalizmin nga kriza, duhet të ndryshojmë antropologjinë e njeriut duke zhdukur traditat historike e zbehur lidhjet solidare. Njeriu i ri duhet të jetë individualist e luftojë për konkurrencë. Vetëm kështu liberalizmi do triumfojë”. Nëse shumica e njerëzve sot(sidomos në Shqipëri) ka këto prirje do të thotë që liberalizmi ka arritur qëllimin e tij famëkeq. Çmontimi i çdo përkujdesjeje publike dhe monetarizim i çdo aspekti të jetës, krijon bazat për kafshën hobsiane. Nëse individi mendon vërtet se mund t’i dalë i vetëm, të besojë vetëm tek konkurrenca, ai do shohë kudo rivalë e jo bashkëvuajtës. Pra dyshim për të ngjashmit e adhurim për të pushtetshimit, ku ai shpreson të shkojë. Por skllavi nuk fiton lirinë nëse bën lojën e padronit, por nëse lufton së bashku e skllevërit e tjerë. Njeriu post-modern ka humbur aftësinë dhe besimin për tu bashkuar me të ngjashmit e tij, baza e funksionimit të Demokracisë. Ja përse edhe shqiptarët e kërkojnë shpëtimin nga lart, nga partia, ambasadorët, mbreti, feja etj. Regresi antropologjik, ku secili sheh punën e vet, krijon dhe një indiferencë për demokracinë, pjesëmarrjen, referendumet, peticionet etj. Si ai model ku populli vetëvendos fatet e tij. Çmontimi i sensit komunitarist dhe mbjellja e atij konsumerist, e bën ta shohë politikën si produkt e jo proçes. Pra njerëzit duan vetëm produktin, pa e vrarë mendjen për proçesin ku duhet të përfshihen. Ata presin si konsumatorë para supermarketit të politikës thjesht të votojnë produktin e radhës. Por edhe pse të gjitha produktet janë skadente dhe të helmatisura, ata prapë presin deri sa të vijë produkti i ri. E ashtu të mjerë para tij do presin, “tanë jetën e vet, deri sa të vdesin”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne