Bota

Ish pastori i SHBA-ve thotë se e përqafoi fenë Islame për shkak të mikpritjes saudite

Një pastor amerikan u kthye në predikues musliman, tha se trajtimi miqësor që ai mori gjatë vizitës në Arabinë Saudite e bëri atë të përqafon fenë Islame.

Samuel Earle Shropshire bëri komentet në një intervistë me një faqe interneti gjysmë zyrtare saudite ‘Sabq’ të botuar të martën.

70-vjeçari shpjegoi se kur ai udhëtoi për herë të parë në Xhidah në vitin 2011 për të punuar si redaktor për një përkthim të ri të Kur’anit, ai ishte i kujdesshëm për shkak të imazhit negativ të portretizuar për muslimanët në mediat amerikane.

“Shpejt kuptova se ky realitet ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që kisha parë në media,” tha ai.

“Pashë njerëz të mirë që marrin iniciativën për të mirëpritur njerëzit dhe janë bujarë pavarësisht nëse jeni musliman apo jo.”

Ai shtoi se mikpritja që ju bë në Xhideh, së bashku me punën e tij si redaktor i Kur’anit, udhëhoqi atë për të përqafuar fenë Islame.

“Sauditët adhurojnë vetëm një Zot dhe ata kanë moral të mirë”, tha ai.

Shropshire, i cili tani jeton në Arabinë Saudite, është themeluesi i organizatës jofitimprurëse Muslim Voice for Peace and Reconciliation.

Arabia Saudite, e cila imponon një interpretim strikt të Islamit, është shteti i dy vendeve të shenjta në fenë Islame, – Meka dhe Medina.

Burimi : The New Arab/ ML