Ish-Presidenti i Iranit kërkoi dorëheqjen e Presidentit aktual Hasan Ruhani

Ish-Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinejad kërkoi dorëheqjen e Presidentit, Hasan Ruhani, duke pretenduar se populli nuk ka besim më tek qeveria aktuale.

Në një mesazh pamor të publikuar nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale, Mahmud Ahmedinejad tha se populli është i shqetësuar nga situata aktuale në vend.

Ahmedinejad vuri në dukje se ekonomia e vendit është në prag të shkatërrimit dhe shtoi se “Besimi i popullit tek qeveria është ulur pothuajse në zero”.

Duke mbrojtur qëndrimin se ndodhja në detyrë e Hasan Ruhanit dhe ekipit të tij dëmton popullin iranian, Ahmedinejad tha se “Rruga e vetme për të kthyer kënaqësinë e popullit është largimi i juaj”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne