Poetja palestineze dënohet me pesë muaj burgim në Izrael

Sipas Haaretz, Darin Tatour u dënua në muajin maj për nxitje të dhunës dhe mbështetjes të organizatave anti-okupuese, bazuar në postimet e saj në mediat sociale.

Pas dënimit, Tatour tha se nuk ishte e befasuar. “Unë e prita burgun dhe kjo është ajo që ndodhi, nuk pres drejtësi. Prokuroria ishte politike, sepse unë jam palestineze.”

Darin Tatori, 36 vjeçare, banore e fshatit Galilee të Reineh, afër Nazaretit, u arrestua në tetor të viti 2015, pasi kishte postuar, ndër të tjera, një poemë me titull “Qëndroni, populli im, rezistoni atyre”.

Aktakuza përfshinte një përkthim të poemës, me vargjet:

“Nuk do t’i dorëzohem – zgjidhjes paqësore ” “Asnjëherë mos i ulni flamujt tonë derisa t’i dëbojmë nga toka”.

“Gjykimi im shqyen maska,” tha Tatour në maj. “E gjithë bota do të dëgjojë historinë time, e gjithë bota do të dëgjojë se çfarë është demokracia e Izraelit, një demokraci vetëm për hebrenjtë. ”

Pas tre muajve burgim, Tatour është liruar në arrest shtëpiak, me pranga elektronike. Katër muaj më vonë, ajo u lejua të largohej nga shtëpia për dy orë në fundjavë. Ajo nuk u lejua të përdorte telefon celular ose internet, kufizime që nuk kanë precedent, tha avokati i saj, Gaby Lasky.

Në atë kohë, Lasky tha për Haaretz se është e hidhur për të vënë një poete në gjyq për një poemë që ajo shkroi, bazuar në një përkthim të gabuar literal dhe kulturor. “Në rastin fatkeq të Darin, poema e saj flet ndër të tjera për familjen Dawabshe dhe të tjerët që u lënduan nga çifutët. Punonjësi i policisë që e përkthente poezinë gabimisht, i hoqi gjërat nga konteksti”.

“Gjykimi ishte projektuar tërësisht për të trembur dhe heshtur palestinezët në Izrael, për t’i bërë ata të censuroheshin për shkak të frikës për t’u vënë në gjyq dhe për kriminalizimin e poezisë”, tha Lasky. “Kur shteti dënon njerëzit për poezi, do të thotë që heqësh dorë nga pasuria kulturore e të gjithë shoqërisë”.

Burimi : The Palestinian Information Centre/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne