Ish shefi i antidrogës Zagani, Tahirit: E mban mend kur më përbalte për të mbrojtur këta që po akuzon sot?

Ish-shefi i anti-drogës në policinë e Vlorës, Dritan Zagani, ka reaguar pas deklaratës mediatike të Saimir Tahirit.

Zagani është shprehur me ironi për frazat diplomatike dhe sentimentale të Tahirit për përbaltje të figurës dhe familjes nga ata që Tahiri i quajti “kushërinj të gradës së dhjetë.”

Zagani i kujton se ishte Tahiri që e bëri të përjetonte të njëjtën ndjesi që tani po përjeton vetë, atëherë, dilte televizioneve dhe mburrej se po bënte shtet me arrestimin e Zaganit.

“…ti qe cfar nuk sajove me sejmenet e tu servil per mua nje polic i lodhur ne Fier…vetem e vetem qe te kenaqje keta qe sot mi quan kriminel…!” – shkruan Zagani.

“Pra nga ana njerzore te kuptoj dhe te besoj sa vuan…e di me mire se ti Saje…e di se isha prindi i tre vajzave te mitura Saje, qe te degjonin ty te denigroje publikisht babain e tyre…dhe shikonin live ne tv zgerdhimjen tende kur hidhje balte mbi babain e tyre…ndaj te besoj me shum se edhe ti beson ne ate çfar thua….!” – shkruan Zagani.

“SUKSESE NE JETE Sajmir Tahiri…dhe març me vete kedo qe eshte si ti…edhe kete qe te shiti de fokto….se de jure ka kohe qe ta ka fut..!” – përfundon Dritan Zagani reagimin e tij në Facebook.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne