Ish-shefi i inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës do të dalë sot para Hagës

Salih Mustafa ka radhën sot për të dalë para trupës gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Hagës.

Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale, dhe për të sot do të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes së tij.

Aktakuza atij iu konfirmua më 12 qershor, teksa pavarësisht se njëherë u deklarua i pafajshëm, ai u arrestua në shtator për krime lufte.

Në Hagë gjithashtu ndodhen edhe ish-krerë të UÇK si Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi apo Kadri Veseli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne