Shqiperia

Aksident tragjik në Kodër-Kashar, humbin jetën dy vëllezër dhe kushëriri, shpëton shoferi

Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident tragjik të ndodhur në në Kodër-Kashar.

Makina e drejtuar nga 20 vjeçari Zija Murati, ka dalë nga rruga mbrëmë rreth orës 23:30, ku si pasojë kanë humbur jetën pasagjerët Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç dhe Dashamir Dema 50 vjeç.

Ndër të tjerat bëhet me dije se dy viktimat, Beluli dhe Ismaili ishin vëllezër, ndërsa Dashamirin e kishin të afërm, bashkë me shoferin.

Ndërkohë shoferi i makinës ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi i policisë:

Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

OPINIONE