Ish shefi sekret i Mossad-it izraelit flet për Iranin

nga Richard Silverstein

Ish shefi i Mossadit izraelit(2011-2015), Tamir Pardo ka biseduar në emisionin televiziv më të shikuar izraelit Uvda ( në video ka qasje vetëm nëpërmjet adresave izraelite IP), për punën e tij 30 vjeçare për shërbimin sekret izraelit. Ka vazhduar traditën të cilën e ka nis paraardhësi i tij, Meir Dagan i ndjerë, i cili poashtu ka dhënë intervistë për të njëjtin program televiziv pasi që e ka braktisur punën e tij. Natyrisht, të dytë kanë dhënë intervistën nga e njëjta arsye: kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të dytë i ka zhgënjyer.

Pasi që operacionet sekrete izraelite kryhen në mënyrë sekrete dhe prapa perdeve të censurës ushtarake, duke parandaluar opinionin prej çfarëdo spekulimi që kryhen në emër të tyre, intervistat e tilla bile pak e ngrenë vellon e fshehtësisë nga tema e cila është tabu në mediat izraelite. Rezultat i kësaj është se intervistat e tilla tërheqin publikun e madh i cili kapet për çdo fjalë të folur. Tamir Pardoja nuk ka zhgënjyer.Ka pas kombinimin e sinqeritetit të dukshëm me shtrembërimin e përulësisë për të paraqitur pamjen e spiunit izraelit me përvojë i cili është i turpëruar nga ana e ish shefit të tij dhe i dëbuar në një lloj të mërgimit të detyruar.

Gazetarja e emisionit Uvda, Ilana Dajan, poashtu i ka përzier disa pyetje të buta të ndërthurur me sinqeritetin e dukshëm dhe ka arrit të nxjerr pranime të befasishme nga bashkëbiseduesi i saj. Kur ka kërkuar nga ai të sqarojë karrierën e tij prej spiunit, ka menduar se bashkëbiseduesi i saj do të jep përgjigje klasike morale, për atë në vend të asaj e ka pyetur se në karrierën e tij a e vështron si shërbimin për ”mbretin dhe shtetin”. Tamir Pardo e ka injoruar këtë, dhe në vend të kësaj është përgjigjur se puna e spiunit është puna më zbavitëse që dikush mund të merr pasi që kjo punë nënkupton ”leje për t’u marr me krim”.

Një është kur kritikët e aparatit të shërbimit izraelit shprehin qëndrime të tilla për ekseset e shërbimit shtetëror izraelit, por është tjetër gjë kur dikush prej niveleve më të larta të aparatit të këtillë konfirmon disa nga frikësime më të këqija të juaja. Të jesh agjent i Mossadit, ai të ofron licencën për krim të kryer në emër të shtetit izraelit. Në kontestin izraelit kjo është plotësisht e pranueshme. Por për neve tjerëve(apo për shumicën), kjo është e tmerrshme. Dhe vetëm shefi i Mossadit izraelit(apo shefi i FSB-së) mund të qeshen për deklaratë të tillë, sepse Pardoja një deklaratë të tillë padyshim e konsideron tërheqëse dhe argëtuese.

Edhe në një çast të intervistës, gazetarja Dajan i ofroi listën e operacioneve sekrete kundër Iranit për të cilat konsideron se Mossadi i ka orkestruar. Duke shikuar listën, reaksioni i tij i parë ishte:” Shumë bukur”. Duke ardhur nga çfarëdo shefi tjetër i shërbimit sekret, kjo do të konsiderohej si përgjigje e keqe. Por kur vjen nga një vrasës profesional izraelit, përgjigja ishte në vend.

Pjesa publike e intervistës poashtu përmbante edhe pyetjet të cilat cenojnë thellë ndërgjegjen e bashkëbiseduesit. Ashtu edhe Dajani sinqerisht e pyet Pardon se çfarë ndjenje është të kesh fuqinë e jetës dhe vdekjes mbi viktimat e tij. Ish spiuni është përgjigjur se barra e kësaj është e rëndë dhe se çdoherë duhet me kujdes të sjellësh vendime të tilla. Në pyetjen se cili prej problemeve ka marrë pjesën më të madhe të kujdesit gjersa ishte shef i Mossadit, ai u përgjigj se marrje me Iranin përbënte 80% të të gjitha operacioneve të Mossadit. Për neve të cilët një kohë të gjatë kemi kritikuar opsesionin e Izraelit kundrejt Iranit dhe kemi dyshuar se kjo ishte valvula rrjedhëse të cilën e kanë shfrytëzuar liderët izraelit që të shmangen çështjes të Palestinës, pranimi i Pardosë vetëm na lehtëson të kuptojmë se sa kohë Izraeli ka shpenzuar në këta përbindësha dykrerësh.

Pardoja kujton takimin me shefin e tij të atëhershëm, Meir Daganin, pasi që ka marr rolin e zëvendësit të tij. Dagani ia ka prezantuar programin kundër Iranit. Një muaj më vonë, zëvendësi i tij i ka prezantuar tri opsionet: a)”Pushtimi i Iranit”-ky opsion ishte konsideruar joreal, b) ndryshimi i regjimit- ai shfrytëzon analogjinë e gdhendjes dhe kristalit, duke thënë se Mossadi do të kërkojë pikën e saktë të dobësisë brenda qelqit i cili do të sjell gjer te rrënimi i brendshëm i Iranit me goditje precize dhe të drejtë. Edhe pse ai nuk e përmend opsionin e tretë, me siguri ajo është atë që Mossadi në të vërtetë ka shpenzuar më së shumti kohë, e ato ishin atentate të kryera, sabotimet e bazave ushtarake dhe sulmet sajberike kundër objekteve nukleare.

Dajani ia shtroi pyetjen ish shefit të Mossadit për serinë e atentateve kundër shkencëtarëve iranian, gjë që solli në vrasjen e pesë personaliteteve kyç për programin nuklear iranian. Gazetari përherë të parë zbuloi se ishin 15 emra në listë për likuidim, që tregon se sa jetë njerëzish të shkencëtarëve do të humbnin, po të mos niseshin bisedimet nukleare. Shumë gazetar dhe analistë të cilët bashkëndiejnë me interesat e izraelitëve theksojnë se këto vrasje kanë shërbyer qëllimit të rëndësishëm për të dëmtuar aftësinë e Iranit të rekrutojë talentët të lartë për punën në programin e tyre nuklear. Për herë zë parë, kur është pyetur në mënyrë direkte, se a ka arritur ky projekt qëllimin e vet apo jo, Pardoja ka pranuar se jo. Është përgjigjur rëndë,… jo bash”.

Pardo pranon shprehimisht se programi i tërësishëm i cili është përpiluar të shkatërrojë programin nuklear iranian dhe kapacitetin e tij për prodhimin e armëve nukleare ka ra në ujë. Në atë çast, Dajani e ndërpret atë dhe e pyet: në rast se plani juaj ka dështuar, pse keni kundërshtuar planin e kryeministrit që të sulmojë objektet nukleare iraniane? Pse të mos provohet diç më agresive kur plani i juaj më i thjeshtë dështon? Pardoja u përgjigj se është e pamundur të parandalosh kombin iranian nga nuklearizimi, posaçërisht nëse ka dëshirë që të bëjë. Irani, thotë ai, paraqet shtetin e madh me instalime të shumta dhe të ndryshme ushtarake dhe shkencore të cilët janë të shpërndara anekënd vendit. Nuk mund të shkatërroni programin nuklear me një goditje, pa marr parasysh se sa e fuqishme të jetë ajo. Ajo që është e qartë, është se Pardoja është realist, gjersa ata që kanë fuqi janë fanatik apo fantazmat të cilët besojnë se mund të arrijnë fitore absolute kundër kundërshtarëve të Izraelit.

Dajani pyet Pardon se çfarë do të ishin pasojat e sulmit izraelit kundër Iranit. Duke e vështruar direkt n ë sytë e saj, ai thotë se kjo do të thoshte luftë. Kështu që kur Netanjahu urdhëroi forcat ushtarake izraelite të jenë në gatishmërinë e plotë luftarake duke shfrytëzuar shenjën e koduar ”P+15”, Pardo është drejtuar këshilltarit juridik të qeverisë dhe ka pyetur se kryeministri a mund të shpall luftë pa mbajtur debatin e plotë në kabinet. Më vonë, është mbajtur debati i brendshëm në qeveri, shefi i forcave të armatosura izraelite IDF iu bashkua Tamir Pardos dhe Shin Bejtit, të cilët kundërshtuan opsionin e luftës. Mendimet e tyre kanë mbizotëruar dhe Izraeli hoqi dorë nga sulmi kundër Iranit.

Kur e komentoi atë periudhë, spiuni suprem i Izraelit ka thënë se kur e ka dëgjuar kodin”P+15”, ka kuptuar se ekzistojnë dy kuptime: e para, se Izraeli ishte në rrugë drejt luftës, dhe tjetra, shpallja e qëllimit që të shkohet në luftë ka pas qëllimin e vërtet të sinjalizojë vendosmërinë e Izraelit që të sjell çështjen e Iranit gjer në përfundimin e tij gjakatar. Me fjalë tjera, vendosmëria izraelite ka përcjell sinjal urgjent amerikanëve dhe i ka detyruar që të marrin në konsideratë interesat e Izraelit gjatë bisedimeve për marrëveshjen nukleare me Iranin.

Nuk ka dyshim se kjo është situata shumë e rrezikshme. Kur njëra anë në konflikt të tillë miraton qëndrim luftarak dhe fillon të përgatitet për luftë, ana tjetër obligohet të bëjë gjë të njëjtë. Kur situata vjen deri në atë pikë, shkëndija më e vogël mund të ndez luftën të cilën ndoshta asnjë anë nuk e dëshiron. Kështu nisi Lufta e parë botërore dhe një varg luftërash tjerë. Por ndoshta këtë e do Netanjahu me mospërfilljen e veprimeve të veta të pamatura konvencionale të cilën shumica e kombeve e miratojnë të parandalojnë pikërisht katastrofën e tillë. Për fat të Izraelit, shkëndija të tillë nuk pati, dhe lufta u parandalua në atë kohë.

Megjithatë, duke marr parasysh se lideri izraelit tani e ka në detyrë bashkëmendimtarin e vet, presidentin amerikan Trump, pllaka po ndryshon në çështjen se a do të sulmojë Izraeli Iranin vet, apo së bashku me SHBA-të dhe me aleatët e rinj sunit, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite. Leksioni më i rëndësishëm nga intervista e Pardosë është se strategjia e Izraelit e parandalimit të Iranit nga pajisja e armëve nukleare ka dështuar. Përkundër përpjekjeve më të mira, ish drejtori i tij në mënyrë publike pranoi se nuk kanë mundur të degradojnë aftësitë e armikut. Kjo lenë vetëm edhe një mundësi, dhe atë e cila e vetmja gjer tani ka arrit të ketë sukses(gjersa Trumpi e braktisi), e kjo është marrëveshja nukleare e arritur. Pikërisht kjo mundësi e vetme tani është më së shumti e rrezikuar nga sjellja e Netanjahut dhe Trumpit.

Burimi : ePogledi/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne