Ish-zv.ministrja e Financave analizon shifrat: Ja e vërteta e Eurobondit. Çmimi i riskut 33% më i lartë se në 2018-n, kurse norma e interesit 3.55%

Në debatin e madh për Eurobondin, të cilin kryeministri Rama e quajti një sukses të jashtëzakonshëm, ish-numri dy i Financave në Qeverine “Rama”, Irena Beqiraj, ka analizuar sot me shifra se “Norma e interesit 3.625% nuk ka asgjë spektakolare”.

Në një shënim të saj në rrjetet sociale, Beqiraj shkruan se, është pikërisht çmimi i riskut ai që tregon perceptimin që kanë investitorët për riskun e Shqipërisë.

E ky cmim sipas saj, në vitin 2020 rezulton 0,85%, ose 33% më i lartë se në 2018.

Postimi i Irena Beqirajt

Eurobondi dhe Krahasimi me Gjermaninë.

Nëse pyet një bankier do të shpjegonte: “për vlersimin e Eurobondit na duhet të krahasohemi me Gjermaninë dhe të gjithë vendet obligacionet qeveritare të të cilave janë të klasifikuara AAA .
Norma e interesit të portofolit të obligacioneve AAA konsiderohet norma e interesit pa risk ose norma baze. Normat e interesit të portofolit të obligacioneve AAA i gjeni tek Banka Qendrore Europiane”.

Norma e interesit të Eurobondit e vendit = Norma e interesit pa risk + Cmimi i riskut te vendit.

Eshtë pikërisht cmimi i riskut ai që tregon perceptimin që kanë investitorët për riskun e Shqipërisë. Po a është rritur apo ulur ky cmim per vitin 2020 ? Kjo është cështja.
2020
Norma e interesit të Eurobondit Shqiptar 3.625
Norma e pa risk -0.239% nga del Cmimi i riskut për Eurobondin 2020 = 3.864%
2018
Norma e interesit të Eurobondit Shqiptar 3.55%
Norma e pa risk +0.54 % nga del Cmimi i riskut për Eurobondin 2018 = 3.01% . Pra në 2020 cmimi i riskut rezulton 0,85% , ose 33% më i lartë se në 2018.
Por a është ky një rezultat spetakolar? Këtë nuk di ta them. Taksisti im mendon që është besim i madh që të huajt jane gati ti japin hua Shqipërisë. E drejtë, fundja të huajt njësoj si taksisti nuk janë budallenj.
Ndërsa bankieri, shpjegon që kur tregjet kanë shumë likujditete ( sidomos pas njoftimit të paketës 750 billion euro të Bankës Europiane) dhe interesat apo kthimet e klasave të tjera të letrave me vlerë janë shumë të luhatshme apo janë negative, të huajt do të jenë gati ti japin Shqipërisë borxh me ketë normë .Norma e interesit 3.625% nuk ka asgjë spektakolare.
Vazhdon më shpjegon edhe disa opsione që përdoren në këto raste nga investitorët për të mbuluar riskun. Burrë i komplikuar edhe shumë i mllefosur duket ky bankeri .

Unë i rashe shkurt. Do bashkohem me mendimin e Taksistin. Të huajt e mencëm na besuan, ne nuk jemi Gjermania ./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne