Ish zyrtari i Izraelit: “Irani është tepër i fuqishëm, vështirë të mposhtet”

Ish këshilltari i sigurisë së brendshme të Izraelit, duke këshilluar kabinetin e regjimit sionist, i frymëzuar nga dokumenti i ri i quajtur “Perspektiva 50-vjeçare e Iranit”, pranoi se Irani është më kompleks dhe më i fuqishëm sesa mendohet dhe vështirë se dikush do të jetë në gjendje ta mposhtë atë.

Siç raporton rrjeti televiziv Al-Alam, Eran Etzion, ish këshilltari i sigurisë së brendshme të Izraelit, të hënën në gazetën izraelite Haaretz, duke theksuar në ruajtjen e sigurisë dhe fuqisë së Izraelit gjatë viteve të ardhshme, shkroi: Irani ka ndjekur politikën e luftës erozive deri në shkatërrimin e Izraelit. Ai pretendoi se Izraeli duhet të konsideronte një lloj strategjie të sigurisë së brendshme që do të kishte përshtatjen më të mirë në konfrontimin afatgjatë me Iranin. “Udhëheqësi i revolucionit iranian tashmë ka filluar të konsolidojë Iranin dhe Izraeli duhet të fillojë të përpilojë rrugën e tij të ardhshme në vend që të trajtojë grindjet politike dhe partiake”, shtoi Eran Etzion./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne