Ministri Turk u përgjigjet pretendimeve të John Bolton

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri të ditur se lufta kundër terrorizmit po zhvillohet ndaj organizatave separatiste terroriste PKK/YPG dhe DAESH, të cilat paraqesin kërcënim për të gjitha komunitetet etnike dhe fetare me në krye kurdët, arabët dhe turkmenët.

Në prononcimin e bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA), ministri Akar i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në Siri dhe luftës kundër terrorizmit.

Këshilltari i Presidentit Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton duke aluduar në pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK gjatë prononcimit për gazetarët ka thënë se “Tërheqja e ShBA-së nga Siria është e lidhur me kushtet që Turqia të ‘garantojë sigurinë e luftëtarëve kurdë’ dhe mundjen e DAESH-it”.

Ndërkaq zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin në një komunikatë me shkrim ka thënë se “Pretendimet kinse Turqia ka në shënjestër kurdët janë krejtësisht jashtë logjikës. Në objektivë janë organizatat terroriste DAESH dhe PKK/PYD/YPG”.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri të ditur se lufta kundër terrorizmit po vazhdon me vullnet dhe vendosmëri të njëjtë.

“Lufta e Forcave të Armatosura të Turqisë nuk është kundër vëllezërve tanë kurdë, me të cilët me shekuj ndajmë territoret e njëjta, ndajmë bukën e njëjtë”, – deklaroi ministri Akar, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Lufta e jonë kundër terrorizmit po zhvillohet ndaj organizatave separatiste terroriste PKK/YPG dhe DAESH, të cilat paraqesin kërcënim për të gjitha komunitetet etnike dhe fetare me në krye kurdët, arabët dhe turkmenët”.

Akar gjithashtu bëri të ditur që PKK/YPG-ja kurrë nuk mund të jetë përfaqësuesja e kurdëve, ndërsa tha se “Kjo organizatë terroriste paraqet kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe pengesë për kthimin e refugjatëve sirianë me në krye kurdët në trojet e tyre”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne