Ishte arrestuar për dhunë, vdes në paraburgimin e Kukësit 49-vjeçari

Një person ka ndërruar jetë paraditen e sotme në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Kukësit. Mësohet se viktima është Medi Gjuni 49-vjeç.

Sipas policisë, Gjuni u dërgua në spital se nuk ishte ndjerë mirë, pasi vuante nga epilepsia, ku ndërroi edhe jetë.

Policia tha se burri ishte denoncuar nga familja për ushtrim të dhunës gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit, ndërsa ndalimi dhe shoqërimi i tij është bërë me datë 1 janar 2019.

Kjo ishte hera e dytë që Medi Gjuni arrestohej për dhunë në familje, pasi herën e parë ishte arrestuar në datë 28 gusht 2016 po për dhunë ndaj gruas.

E ndërsa trupi është transportuar për autopsi, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne