Ishte duke mbledhur hekurishte, 16 vjeçarin e zë korrenti në Elbasan, rëndë në spital

Një 16 vjeçar nga fshati Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh i Elbasanit pasditen e të dielës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka përfunduar në gjendje kritike për jetën në spitalin e djegieve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Ish Kombinatit Metalurgjik, ku 16-vjeçari E.Hoxha kishte shkuar për të mbledhur skrap së bashku me një bashkëmoshatar.

Ndërsa ka qenë duke mbledhur hekurishte, ai ka rënë në kontakt me një përcjellës të rrymës elektrike dhe ka pësuar djegie të shkallës së rëndë.

Adoleshenti është transportuar me urgjencë në Tiranë, por gjendja e tij fatkeqësisht deri në mesnatë ka qenë thuajse e pashpresë.

Ndërkaq, ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes së rëndë ku 16-vjeçari ra në kontakt me rrymën./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne