Turqia dënon sulmin e Boko Haramit në Nigeri

Ne jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi që më shumë se 40 fermerë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë në sulmin e organizatës terroriste Boko Haram në një fushë orizi në qytetin Zabarmari në shtetin Borno të Nigerisë më 28 nëntor 2020, fillon komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Ne e dënojmë këtë sulm të urryer terrorist. Ne u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të atyre që humbën jetën në sulm, popullit mik dhe vëlla të Nigerisë dhe Qeverisë nigeriane dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve, përfundon komunikata.

Më shumë se 20 mijë njerëz kanë humbur jetën në aktet e dhunës masive që organizata terroriste Boko Haram ka kryer që nga viti 2009 në Nigeri, ku ajo është aktive që nga fillimi i vitet 2000.

Ndërsa që nga viti 2015 e këtej organizata ka realizuar sulme edhe në vendet fqinje si Kamerun, Çad dhe Niger. Në sulmin e organizatës në Pellgun e Liqenit të Çadit mbetën të vdekur të paktën 2 mijë njerëz, ndërsa 3 milionë u detyruan të zhvendosen në vende të tjera./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne