ISIS-it në Mosul i ka ardhur fundi

Vetëm disa orë pas dhënies së raportit me dështimin e terroristëve të ISIS në pjesën e vjetër të Mosulit, kryeministrit Hejdar Ebadi deklaroi se nuk mbetet shumë deri në çlirimin e plotë të Mosulit nga ISIS, të cilit po i numërohen sekondat e fundit.

Hejdar Ebadi tha se koha për shpalljen e çlirimit të plotë të Mosulit nga ISIS po afron dhe shtoi se forcat irakiane kanë vënë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit dhe vetëm një lagje e vogël ka mbetur akoma e pushtuar. Kryeministri Ebadi tha se duke u bazuar në operacionet e ashpra të ushtrisë kundër terroristëve të ISIS, populli irakian në pushimet e festës së Fiter Bajramit duhet të presin lajme të reja. Terroristët e ISIS në minutat e fundit të jetës së tyre mundohen të krijojnë sa më shumë dëme në njerëz dhe materiale. Hejdar Ebadi tha se operacioni për çlirimin e pjesës së vjetër të qytetit Mosul është në përfundim e sipër dhe terroristët e ISIS veprojnë vetëm në disa rrugica dhe shtëpi të caktuara./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne