ISIS vret 700 pengje në më pak se dy muaj

Në lindje të Sirisë, terroristët e ISIS kanë vrarë rreth 700 pengje në vetëm dy muaj, tha sot në një deklaratë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britaninë e Madhe.

Sipas Observatorit, viktimat janë rreth 1,350 civilë dhe luftëtarë të mbajtur nga ISIS si pengje në një zonë afër kufirit me Irakun. Terroristët kontrollojnë një zonë të vogël tokësore në lindje të lumit Eufrat afër qytetit të Haxhin. Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) të udhëhequra nga milicia kurdë siriane (YPG) kanë luftuar me ISIS. Komandanti i SDF Mazlum Kobani tha javën e kaluar për Reuters se të paktën 5,000 luftëtarë të ISIS-it janë në enklavë, mes tyre një numër i madh i luftëtarëve të huaj dhe se të gjithë duket të jenë gati të luftojnë deri në vdekje. Kalifati i vetëshpallur i ISIS-it pësoi një rrëzim për shkak të ofensivës së madhe të forcave siriane, irakiane dhe të aleatëve që është kryer kundër tij përgjatë Irakut dhe Sirisë, por luftëtarët e ISIS-it ende kryejnë operacione dhe kryejnë sulme nga rajoni kufitar i shkretëtirës./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne