“Pse duhet të më kapësh ashtu”, dalin pamjet, Rama-studentit: Hajde këtu se të tregoj unë ty (VIDEO)

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me studentët e universitetit të Vlorës, por ky takim me sa duket nuk i shkoi siç e priste për shkak të reagimit të fortë të studentëve kundër tij.

Përplasja e Ramës me studentët nisi që në hyrje, pasi një nga studentet i kërkoi në mënyrë Kategorike që në sallë të futeshin të gjithë studentët dhe jo ata që donte Rama.

Për shkak të këtij insistimi, fërshëllimave, dhe thirrjeve kundër tij, në një moment kryeministri është nervozuar së tepërmi, dhe me forcë ka kapur një student për ta futur në sallë, pasi ky i fundit e akuzoi se e kishte mbushur me gjimnazistë.

Videp e këtij momenti është publikuar në rrjetet socikale nga deputeti i PD-së Agron Shehaj.

POSTIMI I DEPUTETIT DEMOKRAT:

Edi Rama është nervozuar sot me një student vlonjat që e nxorri bllof duke i thënë se salla është plot me gjimnazistë dhe jo studentë të universitetit.

Në vend të bëjë detyrën e kryeministrit për të zgjidhur kërkesat, Edi Rama i harxhon të gjitha energjitë për të mashtruar, manipuluar dhe përdorur të tjerët. Për klientët nuk heziton një çast para se të japë miliona në skema mashtrimi dhe vjedhjeje, për arsimin dhe studentët nuk lëshon asnjë qindarkë!

Nuk mund të ketë dialog me një kryeministër që të kap pas leckash ndaj detyra e të gjithëve është protesta!”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne