Bota

Islamabadi: Uashingtoni duhet të pranojë ‘humbjen’ në Afganistan

Qeveria pakistaneze të enjten iu përgjigj pohimeve amerikane se mbështet grupet terroriste duke thënë se për luftën e pafundme të SHBA në Afganistan nuk duhet fajësuar Islamabadi.

“Dështimet e tyre gjatë 16 viteve të fundit në Afganistan ata i kanë përpara syve”, tha ministri i jashtëm pakistanez Khawaja Asif në një fjalim në senatin e Pakistanit, citon agjensia pakistaneze e lajmeve Dawn. “Do të ketë vend për përmirësim vetëm nëse Uashingtoni do të pranojë humbjen e tij dhe dështimet në Afganistan gjë të cilën SHBA nuk është gati ta pranojë”, tha Asif.

“Ne nuk do të bëjmë kompromis mbi sovranitetin tonë, dinjitetin tonë. Marrëdhëniet tona me SHBA duhet të bazohen në vetë-respekt dhe dinjitet”, tha diplomati.

“Pakistani duhet të mendojë qartë për situatën me të cilën përballet në lidhje me numrin e organizatave terroriste që gjejnë strehë të sigurt brenda Pakistanit”, tha të hënën sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson. Islamabadi tregoi pakënaqësi ndaj komenteve duke i quajtur ato leksione, një reagim që e detyroi Tillersonin të përgjigjet të premten.

“Nuk ka asgjë të arritur nga leksioni, por duhet të jemi shumë të qartë rreth pritjeve dhe asaj që po kërkojmë”, tha të premten diplomati amerikan gjatë një konference shtypi në Gjenevë të Zvicrës.

Tillerson vazhdoi: “Ne po ju themi të bëni këtë, nuk po ju kërkojmë asgjë,” tha ai, duke iu drejtuar qeverisë pakistaneze. “Ju jeni një vend sovran, që vendosni se çfarë doni të bëni, por dijeni se kjo që ne mendojmë është e nevojshme. Nëse nuk doni ta bëni këtë, mos e ndjeni të nevojshme për ta bërë. Ne do ti përshtasim taktikat dhe strategjitë tona për të arritur objektivin e njëjtë në një mënyrë tjetër “.

John Kiriakou, një ish-oficer i CIA-s i cili udhëhoqi operacionet kundër terrorizmit në Pakistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, shpjegoi situatën në emisionin e të premtes Loud & Clear.

“Administrata e Trump po kërkon që pakistanezët të rritin veprimtaritë ushtarake kundër talebanëve dhe kundër talebanëve pakistanezë, gjë që rezonon në veri të Pakistanit,” tha eksperti i inteligjencës. “Me sa duket, nëse qeveria pakistaneze nuk e bën këtë për kënaqësinë e Shtëpisë së Bardhë, Trampi do të bëjë pikërisht atë që George W. Bush dhe Barack Obama bëri: të fillojë operacionet ushtarake apo paramilitare më thellë në teritorin e Pakistanit”, tha ai.

Veprime të tilla do të ishin “të paligjshme”, tha eksperti ndërkombëtar i ligjit Christopher Black për Loud & Clear, duke shtuar se nëse Pakistani nuk do të përkulet ndaj vullnetit të Uashingtonit, ata gjithsesi do të vazhdojnë me dëmtimin e sovranitetin të Pakistanit në këtë proces.

Duke folur për gazetarët të premten, Alice Wells, ndihmës sekretare e shtetit për Azinë Jugore, tha se Uashingtoni shpreson që Pakistani të marrë hapa konkretë “gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm”./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

OPINIONE