Islami, hoxhallaret dhe Muc Nano

Kliti Kote

Mustafa Nano eshte nje nga kritiket me te medhenj te Islamit ne Shqiperi. Ndryshe nga shume muslimane qe e shohin Mucin me nje urrejtje proverbiale duke e share dhe mallkuar ne rrjetet sociale une e shoh me nje simpati pasi kritikat qe Muci ben jane teper interesante sipas mendimit tim. Kam vite qe e ndjek dhe ndonjehere kritikat e tij e kalojne nivelin e kritikes duke shkuar edhe ne Islamofobi, por jo pa qellim. Mustafa Nano shpesh ne debatet e tij me hoxhallaret shqiptare, eshte munduar te kuptoje te verteten e Kuranit, te verteten e leximeve dhe studimeve te tij, sipas konceptit dhe mendimit qe ka. Ne kete pike, kur citon ajetet kuranore, une bashkohem me Mucin dhe nuk jam dakort me hoxhallaret qe kane frike ti pergjigjen dhe kompleksohen dhe genjejne kur thone qe Kurani duhet lexuar me hoxhen te koka apo duhet kaq shume studim i madh me vite dhe me shekuj per te kuptuar Kuranin. Une nuk jam aspak dakort me hoxhallaret kur mekatojne publikisht duke genjyer dhe mohojne Kuranin dhe thone se gruaja dhe burri sipas Islamit dhe Kuranit jane te barabarte dhe nuk kane asnje ndryshim. Une si musliman i sinqert i them Mucit; PO! Islami eshte fe maskiliste sikur eshte Krishterimi dhe Judaizmi dhe ne nuk kemi aspak turp apo kompleks nga kjo gje. Fete monoteiste nuk jane feministe. Ne Islam dhe Kuran burri qendron mbi gruan. Ketu citoj ajetin kuranor:

”Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe sepse ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Sure En-Nisa34.”

Nese lexojme kete ajet, por edhe komentimin qe ka perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe do te kuptojme fare thjeshte qe burri eshte mbi gruan. Pse burri eshte mbi gruan? Burri eshte mbi gruan sepse ka strukture tjeter fizike nga ajo e gruas. Eshte me i forte fizikisht se gruaja. Burri eshte mbi gruan sepse ka diafragem dhe mushkeri me te madhe se gruaja, ka tru me te madh se gruaja, gje qe e ben te thithi sasi me te larte oksigjeni dhe shkencerisht e ben krijesen mashkull me te zgjuar dhe superiore se krijesen femer. Gruaja si krijese eshte shume here me emocionale se burri, gje qe e ben te mendoje me shume me zemer, me shume me gjaknxehtesi sesa me mendje si ftohtesia e mendimit te burrit. Meqense Muci eshte edhe ateist dua t’i them se shkencerisht ne njerezit konsiderohemi ‘kafshe’ me ndergjegje dhe inteligjence, pra ne jetojme ne baze te instikteve kafsherore por tashme te evoluara dhe qe komandohemi nga inteligjenca jone. Ne edhe sot jetojme per te ngrene – pra mbijetesa – dhe per te riprodhuar – pra seksi. Vetem per keto dy arsye merr fryme specia njerezore. E njejta gje si ne kohen e shpelles por tashme te evoluar. Ne kohen e lashtesise apo te shpellave, burrat kishin per detyre te dilnin per gjueti dhe te siguronin ushqimin per gruan dhe femijet e tyre. Detyra e gruas ishte edukimi dhe perkujdesja ndaj femijes dhe burrit te saj ne shpelle. Pse valle grate nuk dilnin dhe te merrnin rolin e burrave? Sepse Allahu nuk i ka krijuar njesoj burrin dhe gruan. Burri ka detyre tjeter ne kete jete dhe gruaja ka detyre tjeter dhe nuk jane aspak te barabarte. Une i bazur edhe tek Darvini, por edhe tek islami, jam i mendimit se gruaja eshte nje krijese qe ka per te detyre te kujdeset per burrin dhe femijet e saj. Roli i gruas eshte shume i rendesishem dhe nuk duhet nenvleresuar aspak. Gruaja eshte ajo qe rrit dhe edukon breza, ajo qe mban balancen dhe ekuilibrin e familjes. Gruaja eshte krenaria e burrit. Gruaja duhet te gatuaje qe familja te jete e shendetshme dhe te jetoje mire, gruaja duhet te pastroje dhe te mesoje higjenen dhe rregullin ne familje, gruaja duhet te jete relaksi i burrit te saj i cili sakrifikon per te mbajtur familjen ne kembe. Dhe kjo nuk eshte aspak nje detyre e lehte apo pa vlere. Kjo eshte detyra kryesore dhe themelore per nje familje te shendetshme qe ne gjeneze te jetes. Kjo eshte arsyeja pse jemi krijuar sipas Darvinit ashtu edhe sipas Kuranit. Ama keto detyra kaq te rendesishme dhe kaq me vlere, gruas po i humbasin nga idete e cmendura feministe sot. Gruaja duke lene detyrat e saj per te cilat eshte krijuar eshte kthyer sot ne nje skllave seksi per burrat dhe skllave e feminizmit te cmendur.

Ne fund te fundit vete historia na tregon se udheheqesit me te fuqishem te botes, perandoret, luftetaret, dijetaret, pra njerezit me te medhenj te njerezimit kane qene shumice absolute burra. Si thua Mustafa? A kam apo nuk kam te drejte apo jo?

Kam degjuar qe Muci ka fobi nga mbulesa e femres muslimane. Dua t’i them Mucit qe te kthehet vetem 100-150 vite me pare dhe te shikoj veshjet e femrave nga lindja dhe deri ne perendim. Nuk kishte ndonje dallim te madh ne veshje mes femres se lindjes dhe perendimit. Mbulesa e femrave muslimane eshte nder dhe krenari. Une mendoj se Muci si nje ateist i thekur ka fobi prej femres se mbuluar pasi ajo femer nuk e terheq Mucin seksualisht dhe nuk ploteson ato instiktet e evoluara qe kam permendur mesiper te cilat Muci i fsheh ne subkoshiencen e tij. Ky eshte qellimi i jetes, sepse Allahu e ka krijuar femren vetem per nje burre dhe jo per cdo burre qe e shikon dhe krijon imagjinaten e tij seksuale me te. E mbuluar eshte me e sigurt. E mbuluar eshte vetem per burrin e saj. Shkatrrimin dhe degjenerimin me te madh te shoqerise sot po e sjell femra e zbuluar dhe jo e mbuluar. Ajo femra qe shihet dhe perdoret si objekt seksual. Ajo qe i fut meshkujt ne nje imagjinate shthurrjeje dhe i cmend ata psiqikisht dhe seksualisht. Ajo qe Muci e quan zhvillim ne fakt eshte vecse shkaterrim dhe degjenerim. Ajo qe une quaj zhvillim eshte kthimi ne tradite, ne nder dhe ne kulture.

“Zhvillimi” i sotem perendimor, po e dergon boten ne nje nivel te pakthyeshem shkatrrimi. Teknologjia, pornografia, zhveshja, droga, kriminaliteti, promovimi i luksit, promovimi i pederastise, rreziku i lufterave berthamore jane te gjitha pasoje e ketij zhvillimi ku ne krye qendron edhe zhveshja e gruas dhe perdorimin e saj si nje objekt seksual. Nese Mucit nuk i pelqen Lady Gaga atehere cfare problemi ka me femrat muslimane? Ne fund te fundit cdo njeri e zgjedh vete veshjen qe do, njesoj sic e zgjedh Muci me gruan e tij. Nga mbulesa e femres nuk vjen asnje gje e keqe. Islami nuk eshte prapambetje Mustafa, por e kunderta, Islami eshte zhvillimi i  te mires dhe te drejtes.

Meqense Muci e ka merak shqiptarine dhe shpesh provokon muslimanet me idete nacionaliste te shqiptarise une dua ti them se per vete ne fillim jam musliman dhe pastaj jam shqiptar. Jam shqiptar nga halli sepse ketu linda – sic thote edhe Robert Aliaj – ”Ah ku me hodhi Zoti” – por jam musliman sepse besoj tek nje Krijues i vetem i cdo gjeje. Une mund te kisha lindur kudo, por kjo nuk do te thote se do te ndikonte ne ato cfare une do te besoja. E gjithe toka eshte e Allahut. Une besoj Allahun si Zot dhe jo kombin apo nacionalitetin tim sepse nese besoj shqiptarine perpara Allahut atehere une hedh poshte Islamin. Nese besoj shqiptarine perpara Allahut une behem armik me nje musliman serb apo grek dhe keshtu shkel urdherin kuranor se muslimanet jane vellezer me njeri-tjetrin. Une profet kam Muhamedin a.s dhe nuk kam profet Skenderbeun apo ndonje perhapes tjeter te shqiptarise, kesaj feje te nacionalizmit, njesoj sic e thote Vaso Pasha. Me beso Mustafa se nacionalistet shqiptare e konceptojne shqiptarine fund e krye si nje fe. Biles t’jua fyesh shqiptarine apo heronjte e tyre reagojne shume here me ashper sesa muslimanet shqiptare po t’i fyesh Islamin apo Muhamedin a.s.

Sa per Burakun qe ti e ke permendur ne nje nga emisionet e fundit, po Mustafa eshte e vertete njesoj sic eshte e vertete per Jezu Krishtin a.s qe ju solli ushqim atyre qe nuk kishin, ju solli shikim te verberve dhe me urdherin e Allahut ngjalli edhe te vdekurin. Njesoj si Moisiut, Ibrahimit, Nuhut a.s edhe Muhamedit, Allahu i dha disa mrekulli dhe nje nder to eshte edhe Kurani.

Ti ndoshta nuk e di, por sot ne Cern te Zvicres punohet per projektin e multiverseve apo universeve paralele. Eshte nje nga temat per cmimin Nobel ne fizike. Pra po vertetohet qe ketu ku jetojme ne mund te kete edhe shume jete, te dimensioneve te tjera, qe ne nuk arrijme dot t’i konceptojme me trurin tone 3 perqindesh, qe do te thote se nuk jemi te programuar ti shikojme apo ti jetojme. Deri diku eshte e vertetuar edhe me logjike pasi ne ajrin nuk e shohim dot, ka mijera e miliona mikro elemente, mikro gjallesa qe ne nuk i shohim dot me syrin tone te lire. Duhet te lexosh pak me shume shkence dhe do te kuptosh qe ne njerezit apo te gjitha gjallesat ne pergjithesi, shkencerisht nga fizika kuantike jemi vale, jemi atome dhe elektrone qe vibrojme njesoj si holograme por te krijuara ne kete dimension qe ne njohim. Ndersa te flas per keto mrekulli dua te te citoj kete ajet kuranor:

”Allahu është drita e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij është si një kamare, në të cilën ka një llambë. Llamba është në qelq. Qelqi është si një yll i shndritshëm; ajo (llambë) ndizet nga pema e bekuar e ullirit, as lindore e as perëndimore, vaji i saj ka mundësi të ndizet vetë, qoftë pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë. Allahu jep shembujt për njerëzit. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.”

Nese lexon apo studion pak relativitetin e Albert Einstein do te kuptosh qe gjithcka ne kete bote eshte relative, por vetem drita eshte absolute. Drita eshte mbi gjithcka. Cfare do te thote kjo? Qe nese bota nuk do te kishte driten asgje nuk do te ekzistonte. Imagjino vetem nje moment gjithe kete jete pa drite. Pa drite gjithckaje i iken vlera. Ti nuk e kupton dot cfare objekti prek, nuk kupton dot ku shkel dhe cdo gje e kesaj jete dhe e ketij universi shumezohet me zero. A te duket rastesi qe ne kete liber qe ti e quan medioker shkruhen keto fjale? Kurani nuk ka vetem kete mrekulli brenda, por dhjetra e qindra mrekulli te tjera shkencore dhe hyjnore. Pershembull; Kurani na tregon se cdo gjallese eshte e krijuar prej ujit. Shkenca na thote se ne njerezit konsiderohemi si thase me uje, apo abiogjeneza na thote qe jeta ka lindur nga uji. Evolucioni ka lindur nga uji. Allahu na tregon gjithashtu zgjerimin e universit:

“Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. (Dharijat 47)”

Allahu gjithashtu na tregon ne Kuran teorine e Big-Bang:

“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e Toka ishin të ngjitura bashkë, e Ne i ndamë ato të dyja,… (Enbija 30)”

Sigurisht ne Kuran keto thuhen me fjale te thjeshta ne menyre qe te kuptohen ne cdo kohe, pasi sic te thashe Mustafa, njeriu ne thelb eshte nje kafshe qe jeton vetem per te ngrene dhe per te riprodhuar, ky eshte instikti baze i jetes.

Allahu na tregon levizjen e trupave qiellore ne orbitat e tyre:

“Ai është që krijoi natën e ditën, Diellin e Hënën dhe secili prej tyre noton në orbitën e vet.        (Enbija 33)”

Allahu na thote ne Kuran se e beri token ndertese dhe qiellin mbulese. Kjo gje shkencerisht shpjegohet si atmosfera e cila eshte mbeshtjella e tokes qe na ruan nga meteoret dhe nga rrezet e forta diellore. Atmosfera eshte ajo qe ruan jeten ne toke.

Allahu ne Kuran na tregon edhe gravitetin:

“All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi Diellin e Hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj. (Rad 2)”

Keto dhe shume argumente te tjera duhet te bejne Mustafa Nanon ta shikoje Kuranin dhe Islamin me nje tjeter sy. Islami eshte revelata e fundit e Allahut ne toke. Perpara Muhamedit ka pasur profete te tjere si Jezusi a.s apo Moisiu a.s. Nese lexon gjithashtu mbi Ariusin e Aleksandrise do te kuptosh qe krishterimi, perpara implementimit zyrtar te trinitetit ka qene Islam. Islami eshte rregullatori me perfekt i jetes dhe balancuesi me perfekt i kesaj toke. Nese do te duam qe kjo toke te kete drejtesi, te kete balanca, te kete paqe, atehere zgjidhja eshte vetem nje dhe ai eshte Islami. Pershendetja apo sllogani jone i perditshem si muslimane eshte ”Esselamu-alejkum” qe do te thote ”Paqe per ty”. Mustafa Nano duhet te kuptoje qe Islami ndodhet ne Kuran, sepse Kurani eshte fjala e Allahut. Gjithashtu politikisht, Mustafa Nano duhet te kuptoje qe Islami eshte shume here me i madh se Arabia Saudite. Duhet te kuptoje se Islami nuk jane nje grup i caktuar muslimanesh, por besimi ne nje Krijues mbi-njerezor, i cili nuk eshte as njeri dhe as i lindur, i cili nuk ka as fillim dhe as fund dhe i cili eshte mbi gjithcka tjeter. Gjithashtu do te keshilloja Mucin te lexonte me shume mbi periudhen e arte islame apo ate qe quhet ”Golden Age of Islam” sepse mesa kam pare di shume pak rreth kesaj periudhe te cilen shkenctaret me te medhenj te botes sot e quajne si periudhen me te arte te njerezimit. Te lexoje librin ”Muqaddimah” te Ibn Haldunit dhe jo vetem literature selefiste apo vehabiste. Te degjoje gjithashtu debatet e famshme te Ahmed Deedatit dhe ta bej studimin e tij me te thelluar sesa nje siperfaqe e lehte fasade e cila merret ne fund si islamofobi. InshAllah pervec Mustafa Nanos, mesojne ndopak edhe hoxhallaret e tjere te cilet kur dalin neper debate me te, mohojne Kuranin dhe Allahun per tu dukur moderniste apo te bukur ne syte e publiku dhe xhematit. E bardha eshte e bardhe dhe e zeza eshte e zeze. Kete na meson edhe Allahu ne Kuran. Islami vlen me shume sesa une dhe me shume sesa kulti i hoxhes.

Edhe nje keshille te fundit per ty Mustafa, ashtu si embelsira per ne fund. Perpara se te kerkosh ndalimin e faljes se muslimaneve neper sheshe, kerko ndalimin e parades se LGBTQ-se neper sheshe. Perpara se te kerkosh ndalimin e manifestimit fetar ne sheshe, kerko ndalimin e mitingjeve te ideologjive politike qe na vjedhin dhe na rrjepin ne te gjitha menyrat e mundshme. Islami eshte e mira me e madhe ne gjithe keto te keqija qe na rrethojne. Mustafa ki respekt per Islamin, prano natyren maskiliste te ekzistences njerezore, dhe hajde e bashkohu me mua, nje ish i krishtere ortodoks qe kam braktisur Krishterimin dhe kam pranuar fene e Muhamedit.

* Kliti Kote eshte nje ish i krishtere ortodoks, i pagezuar me pare ne kishen e madhe ortodokse te Tiranes, me profesion jurist, qe ka lene krishterimin dhe ka perqafuar Islamin, fene e Allahut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne